Donald Trump Junior, Djali i madh i Donald Trump, mësohet të ketë mbërritur ditën e sotme në Beograd.
Sipas mediave serbe bëhet e ditur se djali i presidentit të SHBA-së do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Lajmi për vizitën e tij ka jehuar si bombë në rajon.
Ka shumë spekulime se çfarë do të diskutojnë presidenti Vuçiç dhe Donald Trump Jr., dhe cilat tema do të jenë në tryezë.
Donald Trump Jr., djali i madh i Trump, vizitoi Beogradin në fund të shtatorit të vitit të kaluar, në mes të fushatës së babait të tij për një mandat të dytë presidencial.
Gjatë qëndrimit të tij, Trump Jr u takua me biznesmenë dhe përfaqësues të elitës së biznesit rumune në një hotel të Beogradit dhe më pas udhëtoi për në Rumani.
Donald Trump Jr luan një rol kyç në jetën politike amerikane, ku ai njihet si një nga këshilltarët më të rëndësishëm të babait të tij, me ndikim të veçantë gjatë fushatës zgjedhore.
Shumë ekspertë besojnë se ai mund të luajë një rol të rëndësishëm në formësimin e politikave të administratës së re amerikane./Opinion.al