Nënkomisari Emiljano Nuhu, të mërkurën, ka rrëfyer në mënyrë ekskluzive për Shijak Tv, për përdhunimin e Xhensila Malokut nga djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja.
Nënkomisari Emiljano Nuhu i intervistuar ekskluzivisht nga gazetari Basir Çollaku ka treguar se kreu i grupit parlamentar të PS-së deputeti Taulant Balla ka ardhur e ka liruar nga Komisariati i Fushë Krujës djalin e deputetit, ndaj të cilit ishte prerë fletë arresti.
Nuhu ka treguar gjithashtu edhe se vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, ndërsa deputeti Taulant Balla i ka thënë me ironi: Hiqe pistoletën nga koka se oficeri është djalë i mirë dhe gjithçka që ka ndodhur do të mbesë këtu.
Nuhu ka zbuluar detaje tronditëse në lidhje me shtetasen Xhensila Maloku e cila sipas tij është rrëmbyer dhe kërcënuar me armë nga djali i deputetit të PS Rrahman Rraja dhe në momentin që ka dashur të bëjë kallëzim në policia, oficerët nuk ia kanë pranuar pasi është njoftuar deputeti i PS-së së bashku me të birin dhe e në sy të oficerëve e kanë nxjerrë nga komisariati ku e ka kërcënuar duke I vënë pistoletën në bark për të mos folur.
Më poshtë keni të plotë intervistën e nënkomisarit, Emiljano Nuhu:
Gazetari: Përshëndetje!
Emiljano Nuhu: Përshëndetje, si jeni?
Gazetari: Uroj të jeni mira më gjithë vështirësitë dhe sikletet dhe situatat që po kaloni.
EMILIANO NUHU: Shumë faleminderit!
Gazetari: Jeni një oficer policie, kur ka nisur karriera juaj dhe kush jan sektorët kryesisht që keni punuar në Policinë e Shtetit?
EMILIANO NUHU: Unë kam rreth 10 vjet në Policinë e Shtetit dhe mbaj aktualisht gradën e nënkomisar. Në këto dhjetë vjet, 6 vjet kam punuar në sektorin e agjentëve të mbulimit dhe infiltrimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 2 vjet i kam në sektor të rendit dhe pjesën tjetër kam në Vlorë si oficer i policisë gjyqësore te krimet e rënda, në sekttorin e Krimeve të Rënda. Në vitin 2017-2018 kam punuar si oficer i policisë gjyqësore në stacionin e policisë Fushë Krujë.
Gazetari: Dhe ky ka qenë ndoshta edhe momenti i fundit i punës tuaj? Deri tani së paku.
EMILIANO NUHU: Deri në datën 15 gusht me urdhër të drejtorit të përgjithshëm zotit Arti Veliu unë jam transferuar brenda ditës në drejtorinë e Beratit.
Gazetari: Si erdhi ky Emiljano ky transferim nga Durrësi në Berat? Cilat ishin arsyet e këtij transferimi sipas asaj që ju dini?
EMILIANO NUHU: Arsyeja… Ka disa arsye. Një nga arsyet është që me transferimin tim bëhesh e mundar ndërprerja e dosjes numër 372 që është në ngarkim të djalit të deputetit Rahman Rrahja i cili quhet Rexhep Rrahja. Duke më transferuar mua ndërpriteshin hetimet dhe i mundësonte atij për prishjen e provave.
Gazetari: Ndërpriteshin hetimet nga ana juaj por mund t’i merrte dikush tjetër …
EMILIANO NUHU: Nga ana ime, por oficerët e tjerë nuk e kanë marr përsipër asnjëherë të hetonin këtë dosje prandaj erdhi tek mua.
Gazetari: Pra, ti ishe problemi në këtë rast, se nëse nuk ishin duart e tua atëherë ata mund të rregullonin gjërat?
EMILIANO NUHU: Unë isha problemi se qëkur filloi në datën 21 që filloi hapat e para, që kur u bë kallzimi. Kallzimi është bërë në datën 21 në komisariatin numër 3.
Gazetari: Në korrik?
EMILIANO NUHU: Po. Në korrik. Në 21 korrik 2018
Gazetari: Në korrik nisën edhe telashet për ju le të themi.
EMILIANO NUHU: Po po. Në 21 korrik të vitit 2018 nisi e gjithë historia. Kur shtetasja Xhensila Maloku nga zona e Niklës së Fushë Krujës ka shkuar në komisariatin numër 3 për të kallzuar shtetasin Rexhep Rrahja.
Gazetari: Dhe objekti i kallzimit?
EMILIANO NUHU: Pasi ky shtetas në datën 19 korrik 2018 rreth orës 17:30 e ka para këtë shtetase duke kaluar tek vendi që quhet Ura e Gjolës në Nikël në zonën e Fushë Krujës e merr, ku e ka ndaluar dhe e ka marrë me force dhe e ka futur tek makina e tij.
Gazetari: E ka marrë me dhunë me neë fjalë per ta futur në makinën e tij?
EMILIANO NUHU: Po, e ka futur te makina e tij die duke e goditur me grushta, duke e kërcënuar me armë zjarri. Më pas e ka çuar aty pranë tek një hotel që quhet hotel Boçi…
Gazetari: Po.
EMILIANO NUHU: E ka gobitur përsëri gjatë kohës që ka qenë brenda në hotel me grushta, e ka djegur me cigare në press të ndryshme, në kofshë, në pjesë të ndryshme të trupit. E ka goditur në pjesën e kokës me qytën e pistoletës gjatë kohës që ka qenë në ambientet e hotelit dhe të gjitha këto që ka kallzuar kjo shtetase janë vërtetuar nga këqyrja fizike që është bërë.
Gazetari: Keni bërë veprime të tjera hetimore
EMILIANO NUHU: Kemi bërë, vërtetohen të gjithë thëniet e kallzimit nga veprimet hetimore që janë të njëjtat më thëniet e kallzueses.
Gazetari: Cilat janë provat tjera që keni grumbulluar për të vërtetuar dhe provuar deklarimin e kallzueses, pra këqyrje e vendngjarjes
EMILIANO NUHU: Po, do t’i shpjegoj, do t’i shpjegoj m e Radha. Gjatë kohës që kanë qenë në hotel ky shtetas ka mbyshur pistoletën dhe ja ka vënë në pjesë të ndryshme të trupit shtetases Xhensila Maloku duke thënë që do të vras tani në qoftë se ti nuk ben marrëdhënie seksuale me mua. Nga dhuna që i është ushtruar kësaj shtetase i ka rënë të fikët dhe akti seksual nuk është kryer.
Gazetari: Nuk është kryer. Dhe pastaj si kanë ecur ngjarjet?
EMILIANO NUHU: Këtë veprim ky shtetas, Rexhep rrahja e ka kryer në mënyrë përsëritur brenda një periudhë një vjeçare. Nuk është veprimi i parë.
Gazetari: Pra, e ka bërë edhe disa herë të tjera?
EMILIANO NUHU: Disa herë ky problem. Kjo shtetase ka shkuar në disa komisariate për të bërë kallzim por nuk është marrë kallzim nga oficerët e policisë gjyqësore për shkak të ndikimit dhe influencës së madhe që ka pasur babai i tij, i Rexhep Rrahjes që është deputeti i Partisë Socialiste në zonën e Krujës dhe miqve të tij si Taulant Balla dhe kryetarit të bashkisë së Krujës i Partisë Socialiste zoti Artur Bushi kanë bërë të mundur që kjo shtetase Xhensila Maloku para Vitit të Ri ose në fund të vitit 2017 ka shkuar për të bërë kallzim në komisariatin numër 6 në Tiranë për të njëjtën …
Gazetari: vetëm në këtë komisariat apo edhe në komisariate të tjera?
EMILIANO NUHU: Edhe në komisariate të tjera. Do t’i shpjegoj. Ka shkuar të komisariati numër 6. Në momentin që ka bërë këtë kallzim, oficerët e policisë gjyqësore së bashku me shefin e krimeve kanë marrë informacione që per kë shtetas bëhet fjalë, që bëhesh fjalë për djalin e deputetit të Krujës dhe e kanë lënë në pritje Xhensila Malokun, nuk i kanë marrë kallzimin, kanë njoftuar deputetin sëbashku me djalin e tij Rexhep Rrahja. Ai ka ardhur me njërëzit, disa njerëz të tjerë. Këto shpjegime janë shpjegime që i ka dhënë e dëmtuara gjatë deklarimit, gjatë hetimit. Dhe kanë shkuar ku kanë takuar punonjësit oficerët e policisë gjyqësore që kanë qenë të komisariati numër 6 dhe e kanë nxjerrë shtetasen Xhensila Maloku dhe e kanë kërcënuar në ambientet e jashtme duke I thënë që do të vrasim në qoftë se ti jep kallzim.
Gazetari: Në prezencë të oficerëve të policisë e kanë kërcënuar atë?
EMILIANO NUHU: Jo. Ky rast nuk ka qenë në prezencë të oficerëve të policisë. Është rast tjetër ai, ai I datës 21 që ka qenë në prezencë të oficerëve të policisë.
Gazetari: Kur ka ndodhur kjo?
EMILIANO NUHU: Ka ndodhur në komisariatin numër 6 në Tiranë, në muajin dhjetor të vitit 2017.
Gazetari: Sërish në mjediset e policisë?
EMILIANO NUHU: Po në mjediset e policisë kanë qenë këta persona dhe aty në moment që ata e kanë kërcënuar kjo shtetase është bindur dhe nuk ka dhënë kallzim për shkak të frikës që ka pasur nga këta persona sepse Xhensila Maloku jeton vetëm më mamanë, babanë ja kanë vrarë në ‘97 dhe kjo ka qenë shkaku i keqtratimit në mënyrë të vazhdueshme nga këta persona dhe nuk ka dhënë kallzim por ka dhënë një deklaratë te inspektori i rendit që është mbyllur problemi dhe nuk kemi probleme, me këtë është mbyllur historia në komisariatin numër 6. Më pas kjo shtetase është keqtrajtuar përsëri nga janari a shkurti I vitit 2018 ku ka shkuar në komisriatin e Krujës për të dhënë kallzim.
Gazetari: Po. Në komisariatin numër 3 ka vajtur apo përsëri te 6?
EMILIANO NUHU: Jo. Po t’i shpjegoj të tëra se ka vajtur te Komisariati i Krujës
Gazetari: Drejt drejt … EMILIANO NUHU: Po të shpjegoj të gjashtës, gjashtën e shpjeguam tani po të shpjegoj të Krujës
Gazetari: Drejt drejt …
EMILIANO NUHU: Ka vajtur te Komisariati i Krujës. Ka qenë janar ose shkurt i vitit 2018 se nuk e mban me detaje e dëmtuara kohën kur ka qenë. Ka shkuar te komisariati i Krujës ka qenë e gjakosur, dhe e dhunuar dhe përdhunuar në hotel ku ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj.
Gazetari: Ka qenë e dhunuar në këtë kohë kur ka shkuar për të dhënë kallzimin në komisariatin e Krujë?
EMILIANO NUHU: Kur ka shkuar te Komisariati i Krujës, në janar ose shkurt të vitit 2018 e theksoj.
Gazetari: Ka rezultuar e dhunuar?
EMILIANO NUHU: Po. E dhunuar ku e ka shpjeguar që ka qenë e gjakosur kur ka shkuar te komisariati dhe në moment që ka shkuar te komisariati ka marrë kontakt me punonjës që kanë qenë të gatshëm aty kanë ardhur, shumë shpejt janë njoftuar deputeti dhe kryetari i bashkisë sëbashku me njerëzit e vet, Xhelal Rrahjen që është i vëllai dhe është gjithmonë aty prezent dhe kanë shkuar direkt te komisariati ku kanë folur me drejtuesit e policisë që ndodheshin aty dhe e kanë rregulluar që kjo shtetase të mos jepte kallzim. Dhe, aty e ka marrë një person që sipas shpjegimeve të Xhensilës, një trup i madh, tullac që është prezantuar si shefi I madh dhe I ka thënë Xhensilës
Gazetari: Cili ishte ky që është prezantuar si shefi I madh?
EMILIANO NUHU: Shefi I komisariatit të Krujës në atë kohë. Dhei ka thënë që ai që të do të rreh prandaj mos jep kallzim për këtë problem. E kanë bindur me të gjitha format dhe ajo nuk ka dhënë përsëri kallzim.
Gazetari: A ka qenë përsëri nën trysni, kërcënime dhe …
EMILIANO NUHU: Ka qenë përsëri nën trysni dhe kërcënimet e personave Rexhep Rrahja, Xhelal Rrahja, nën presionin psikologjik të deputetit Rrahman Rrahja. Aty ka qenë prezent Artur Bushi që ka vajtur në komisariat gjatë kësaj kohe. Dhe në komsariatin numër 3 ka shkuar në datën 20 korrik të vitit 2018 pasi ngjarja ka ndodhur në datën 19 korrik 2018 ku është përdhunuar, është rrahur, është dhunuar tek hotel Boçi në Fushë Krujë. Ka shkuar te komisariati në datën 20 ku nuk ka mundur të japë kallzim pasi këta shtetas Rrahman Rrahja që është deputeti, babai I të akuzuarit Rexhep Rrahja sëbashku me vëllain e tij Xhelal Rrahja dhe persona të tjerë që e shoqëronin në komisariatin numër tre
Gazetari:
Emiljano Nuhu: Vajti te komisariati numër tre për të treguar ngjarjen në datën 20, për të kallzuar ngjarjen që ka ndodhur në datën 19 korrik të 2018. Dhe aty kanë shkuar shumë shpejt, janë njoftuar nga oficerët e policisë gjyqësore që kanë qënë prezent deputeti Rrahman Rrahja, djali i tij Rexhep Rrahja, shtetasi Xhelal Rrahja i cili është vëllai i deputetit dhe persona të tjerë që kanë shkuar. Në prani të oficerëve ekanë marrë shtetasen Xhensila Maloku e kanë nxjërrë përjashta, aty e ka future në makinë djali I tij Rexhepi …
Gazetari: E kanë marrë nga policia dhe e kanë future në makinën e tyre?
Emiljano Nuhu: Po, e kanë futur në makinën e tyre. Këto janë sipas kallëzimit dhe deklarimeve të Xhensilës
Gazetari: Të kallzueses…
Emiljano Nuhu: PO. E kanë futur në automjetin e tyre dhe gjatë kësaj kohe Rexhepi ka ushtruar presion që nuk do të japësh kallzim se unë do të vras. I ka nxjerrë një pistoletë model TT ku ja ka vendosur në bark. I ka thën do të vras në qoftë se jep kallzim se na more në qafë. E ka bindur gjatë kësaj kohe që të mos jepte kallzim…
Gazetari: E ka kërcënuar me pistoletë…
Emiljano Nuhu: Po me pistoletë, e ka bindur nën kërcënimin e armës, e ka detyruar. E gjendur në ato kushte është detyruar që të mos japi kallzim dhe deputeti Rrahman Rrahja me njogjet e veta më influencën e vet dhe si deputet i Partisë Socialiste ka rregulluar marrëdhëniet me oficerët e policisë gjyqësore që ata të mos vazhdonin veprimet për t’i marrë kallzim por t’i merrnin një deklarim te inspektori i rendit që problem që patëm u sqaruam dhe nuk kemi asnjë problem.
Gazetari: E kanë bërë këtë?
Emiljano Nuhu: E kanë bërë sipas deklarimit të dëmtuarës. Mbas këtij problem kanë ardhur në Fushë Krujë ku ajo ka shkuar në banesën e saj e shoqëruar nga këta persona. Këta kanë vazhduar rrugën e tyre. Dhe pas datës 20 ajo ka shkuar përsëri në datën 21, është ngritur që në mëngjes dhe ka shkuar për ta ribërë kallzimin.
Gazetari: Ku?
Emiljano Nuhu: Në komisariatin numër 3. Pasi ka deklaruar nuk kasha besim të vija në komisariatin e policisë Krujë për të dhënë kallzim as në stacionin e Policisë Fushë Krujë pasi kam vajtur e gjakusur dhe nuk ma ka marrë njeri kallzimin. Nuk kishte besim. Dhe ka shkuar te komisariati numër 3. Mbas shumë poërpjekjeve oficerët e policisë gjkyqsore që kanë qenë atë ditë në datë 21 korrik 2018 e kanë marrë kallzimin dhe deklarimin siç e ka shpjeguar e dëmtuara me detaje dhe për moskopetencë, për shkak se ngjarja ka ndodhur në zonën e Fushë Krujës ja kanë nisur me e-mail kallzimin komisariatit të p[olicisë Krujë.
Gazetari: Po.
Emiljano Nuhu: Data 21 me sa më kujtohet ka qenë ditë e shtunë. Unë kam qenë oficer i policisë gjyqësore i gatshëm në stacionin e policisë Fushë Krujë që e mbuloja të gjithë zonën Fushë Krujë dhe komisariatin e Krujës për ngjarjet që ndodhin në atë ditë.
Gazetari: Dhe në këtë formë ka ardhur kallzimi tek ju?
Emiljano Nuhu: Po, në këtë formë më ka ardhur kallzimi. Me ardhjen e kallzimit unë jam njoftuar nga salla operative që një shtetas ka bërë kallzim në komisariatin numër 3 dhe do të vazhdojne veprimet hetimore nga ju. Kam njoftuar shtetasin Rexhep Rrahja që të paraqitej në stacionin e policisë Fushë Krujë për të vazhduar veprimet hetimore. Ky shtetas është paraqitur rreth orës 19:30 afërsisht, në zyrën time në stacion. Gjatë kësaj kohe që është paraqitur aty unë kam telefonuar prokurorin e gatshëm të Krujës dhe i kam treguar se si qëndronte situate.
Gazetari: Dhe kush ishte prokurori i gatshëm të lutem?
Emiljano Nuhu: Ka qenë Mirela Kapo
Gazetari: Keni biseduar me prokuroren për rastin në fjalë?
Emiljano Nuhu: Po, për rastin në fjalë ku ja kam shpjeguar me detaje dhe më ka thënë pyete djalin e deputetit Rexhepin dhe më njofto mua, mos bëj asnjë veprim pa më njoftuar mua. Dhe unë i kam marrë deklarim ndaj të cilit zhvillohen hetimet shtetasit Rexhep Rrahja për veprat penale përndjekje …
Gazetari: për ushtrim të dhunës, për
Emiljano Nuhu: Ja, një sekondë…
Gazetari: Po. Ju keni dokumentet aty për t’i parë.
Emiljano Nuhu: I kam dokumentet
Gazetari: Është nevojshme të bëjmë prezent edhe dokumentet.
Emiljano Nuhu: I kam të gjitha dokumentet, provat, i kam këtu dhe mund t’i paraqes në çdo moment.
Gazetari: Drejt.
Emiljano Nuhu: Për veprat penale: përndjekje me anë të mbajtjes dhe përdorimit të armës së zjarrit …
Gazetari: Mund të na tregosh edhe dokumentin që ke prezent aty, mnund ta tregojmë përballë cameras edhe dokumentin që ken ë dispozicion…
Emiljano Nuhu: Po. Po. Kam deklarimin që ka dhënë në 4 faqe shtetasja Xhensila Maloku ku ka treguar të gjithë ngjarjen. Këtë deklarim e ka dhënë, e ka ridhënë tek zyra ime në datën 30 korrik të 2018. Mbasi unë kam marrë dosjen hetimore kam vazhdu hetimet. Këtë deklarim e ka dhënë në datën 22 tek zyra e kontrollit të brednshëm në drejtorinë vendore të policisë në Durrës.
Gazetari: Po.
Emiljano Nuhu: Është deklarimi këtu, e ka shpjeguar situatën me detaje siç ma ka shpjeguar mua ia ka shpjeguar edhe kontrollit të brendshëm dhe unë e mora në hetim Rexhep Rrahjen për vepra penale përndjekje, heqje e paligjshme e lirisë dhe dhunën e ushtruar dhe marrëdhënie seksuale me dhunë me përdorimin dhe nën kërcënimin e armës. Këto ishin akuzat që ishin ngritur në bazë të kallzimit dhe ky shtetas nuk pranoi të jepte asnjë shpjegim për akuzën e ngritur. Në këto kushte unë jam detyruar të marr prokurorin dhe ta vë në dijeni që ky shtetas nuk do të flaës për akuzën.
Gazetari: Çfarë tha prokurorja?
Emiljano Nuhu: Më tha, në qoftëse nuk do të japë shpjegime nuk ka problem bëj të ditur personit se do të arrestohesh dhe të njoftojë një avokat që të jetë prezent për procedurë.
Gazetari: Ndërkohë prokurorja a e lëshoi urdhrin e arrestit?
Emiljano Nuhu: Ishte në gjendje të flagrancës dhe për veprat penale që ky shtetas kishte kryer nuk ka nevojë për urdhër. Bëhet me iniciativë …
Gazetari: Në kushtet e flagrancës?
Emiljano Nuhu: Po, në kushtet e flagrancës, nuk ka kaluar flagrant është brenda ditës dhe vazhdon ndjekja dhe hetimet, nuk ka ndërprerje dhe nuk ka nevojë për të nxjerrë urdhër arresti ose urdhër ndalimi
Gazetari: Dhe I komunikuat që do të ndalohej dhe të njoftonte avokatin
Emiljano Nuhu: Po, I kam komunikuar që ti sot do të arrestohesh për këto vepra penale dhe do të njoftosh avokatin. Në rregull më tha. Kam marrë në telefon babain e tij, shtetasin Rrahman Rrahja ku I kam thënë hajde në stacionin e policisë në Fushë Krujë se kam një problem. Për rreth 30 minuta ka ardhur aty prezent babai i tij te zyra ime Rrahmani i cili është deputet i Partisë Socialiste i shoqëruar nga kryetari bashkisë Artur Bushi, i shoqëruar nga deputeti Taulant Balla që është kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i shoqëruar nga vëllai i tij Xhelal Rrahja
Gazetari: Në cilën datë kanë ardhur…
Emiljano Nuhu: Ata kanë ardhur në datën 21 korrik të vitit 2018 rreth orës 19:30 në zyrën time.
Gazetari: Pra kanë ardhur këta persona që ju përmendët?
Emiljano Nuhu: Po, personatr që përmenda më sipër.
Gazetari: Balla dhe Bushi përse erdhën. Mirë babai deputeti…
Emiljano Nuhu: Nuk e di ishin aty shumë shpejt, janë shumë miq, kanë lidhje miqësore shuëm të ngushtë me deputetin e Krujës. Erdhën në zyrën time, nuk kam arritur ta mësoj se si erdhën aq shpejt në zyrën time.
Gazetari: A mund të futeshin në zyrën tuaj persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen?
Emiljano Nuhu: Ata ishin persona me imunitet dhe janë njohur nga punonjësit e policisë në ambientet e jashtme dhe kanë hyrë pa thënë asnjë … ata nuk kanë nevojë për urdhër …
Gazetari: Mund të hyjnë në zyrën tuaj këta persona?
Emiljano Nuhu: Ligjërisht ata ndalohen, personat që s’kanë dijeni për veprën penale kur oficeri i policisë gjyqësore nuk i thërret, por imuniteti dhe fuqia që kanë ata nuk kanë nevojëpër urdhër për të hyrë në zyrën time.
Gazetari: E kuptoj. Erdhën këta persona, po persona të tjerë që i shoqëronin kishte?
Emiljano Nuhu: Kishte nja 10 persona që i shoqëronin, këta qëndruan në ambientet e poshtme të korridorit të komisariatit, të stacionit të policisë së Fushë Kruujës se quhet stacion, jo komisariat.
Gazetari: Po këta persona çfarë ishin, ketë të 10 që e shoqëronin?
Emiljano Nuhu: Nga informacioni që mora nga punonjësit e policisë që i njihnin si elementë me precedentë kriminalë të zonës të një grupi kriminalë shumë të fuqishëm në zonën e Niklës. Këta qëndruan në ambientet e stacionit, nuk u futën në zyrë, vetëm personat e lartpërmendur u futën në zyrë. Gjatë kohës që u futën këta unë isha në zyrë me shtetasin Rexhep Rrahja, ishin dy punonjësit e patrullës së përgjithshme me uniformë. Dhë në momentin që këta persona kanë hyrë, Rrahman Rrahja u ka thënë punonjësve të policisë dilni jashtë se kemi ne punë në zyrë. Unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë që nuk pse të dalin punonjësit e policisë jashtë, të flasin në prezencën e tyre. Ua ka bërë me shenjë punonjësve të policisë dhe punonjësit e policisë nuk kanë reaguar dhe kanë dalë përjashta për shkak të influencës që ka ai, nuk kanë
Gazetari: Ata janë larguar dhe në zyrë mbetët ju, 2 deputetët dhe kryebashkiaku i Krujës?
Emiljano Nuhu: Po, edhe vëllai i deputetit Xhelal Rrahja.
Gazetari: Nuk kishit eprorët tuaj në zyrë?
Emiljano Nuhu: jo jo. Për fat të keq atë ditë ishte e shtunë dhe i vetmi që ishte në zyrë isha unë I gatshëm nga oficerët isha në drejtim punonjës të tjerë. Shumica kanë qenë me leje për shkak të muajit korrik dhe të gjithë ishin vetëm nga telefoni kontakti me eprorët
Gazetari: Çfarë ndodhi pasi ngelët vetëm në zyrë?
Emiljano Nuhu: Pasi ngelëm vetëm në zyrë, unë i komunikova Rrahmanit, i thash që djali juaj do të arrestohet për shkak se është kallzuar nga shtetësja Xhensila Maloku dhe akuzohet për disa vepra penale. Aty u hodh dhe më tha: nuk ke shanse të arrestosh djalin tim. Gjatë kësaj kohe hidhet dhe flet shtetasi Xhelal Rrahja i cili është i vëllai dhe më thotë: Nuk ke shanse të arrestosh Rexhepin sot, nuk del i gjallë nga zyra…
Gazetari: Ju thotë juve?
Emiljano Nuhu: Po. Po. Nuk del i gjallë nga zyra nëqoftëse ti arreston nipin tim. Une i gjendur në këto kushte i thash kam marrë urdhër nga prokurorja ta arrestoj në të kundërt shkoj unë në burGazetari Me të thënë këtë fjalë ai është irrituar jashtë mase shtetasi Xhelal ka kapur nipin për krahu dhe i ka thënë dil përjashta. Në këtë moment unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë prit të flas me prokuroren dhe pastaj mere dhe nxirre përjashta. Në këto momente ka nxjerrë një pistoletë dhe ma ka vënë në kokë dhe më ka thënë hiqi duart dhe s’do flasësh me asnjë njeri në telefon dhe këto gjëra do të mbeten vetëm këtu në zyrë përkundrazi do të zhduk.
Gazetari: Në prani të këtyre të tjerëve që ne përmendëm?
Emiljano Nuhu: Në prani të vëllait të tij, deputetit Taulant Balla, dhe kryetarit të bashkisë, dhe këta me ironi I kanë thënë hiqe pistoletën nga koka e oficerit se është djali i mirë oficeri nuk i bën ato gabime.
Gazetari: Kush e tha këtë?
Emiljano Nuhu: Njëkohësisht e tha Taulanti me Arturin në qetësi absolute. E thanë, nuk ishin as të irrituar, asgjë. I irrituar vetëm me kërcënime ishte Xhelali, vëllai i deputetit i cili nxori armën. Në këto kushte e hoqi pistoletën e futi në brez dhe tha e mbyllëm këtë muhabet këtu dhe do të ngelet këtu askund tjetër në asnjë moment nuk do të hapet se çfarë ndodhi këtu se ti ke …
Gazetari: Xhelali armën me leje apo pa leje e kishte meqë
Emiljano Nuhu: E kishte pa leje, pa leje e kishte. Edhe djali e kishte pa leje gjatë kohës që ishte në zyrë dhe këtë e deklaron edhe personia e dëmtuar gjatë kohës që i është ushtruar person në zyrën e oficerit tjetër. Dhe në këto kushta këta dolën nga zyra ime, e morën dhe unë ngela I vetëm nuk dija çfarë të bëja …
Gazetari: Edhe të akuzuarin emorën me vete?
Emiljano Nuhu: Po, po. Unë ngela i vetëm, nuk kisha çfarë të bëja kundër atyre personave. E vetmja rrugë ligjore që kasha unë ishte të njoftoja eprorët e mi dhe prokuroren.
Gazetari: Dhe e bërë këtë gjë?
Emiljano Nuhu: E bëra. Mora shefin e komisariatit tim në telefon …
Gazetari: Që quhet?
Emiljano Nuhu: Artur Hebaj.
Gazetari: Po. E more dhe e njoftove për çfarë ka ndodhur?
Emiljano Nuhu: E njoftova mbi të gjithë situatën që kishte ndodhur, i thash dhe më kanosën me armë në zyrë, e morën nga zyra dhe unë ngela, nuk kisha çfarë të bëja, dua forca për të zbatuar ligjin, për të zbatuar urdhrin e prokurorit. Dua oficerë të tjerë të mi dërgosh këtu se kanë hyrë këta shtetas dhe I tregova për shtetasit e tjerë të armatosur që ndodheshin në mabientet e jashtme të stacionit të policisë, por ai më tha mere me qetësi, mos u mërzit se flas unë me ta.
Gazetari: Kjo ishte përgjigjja e shefit të stacionit?
Emiljano Nuhu: Jo shefit të stacionit, shefit të komisariatit. Shefi i stacionit nuk ishte aty, ishte me leje të zakonshme.
Gazetari: Po prukuroren e morët?
Emiljano Nuhu: Po, do ta sqaroj edhe këtë pjesë. Më pas më ka telefonuar përsëri shefi i komisariatit ku më ka thënë shiko lëri, fola me ata, mos u mërzit, merre me qetësi, lerë të merret me këtë çështje oficeri Gentjan Çitozi me problemin se i ka lidhje miqësore, se i ka mik shpije deputetin dhe e zgjidh ai situatën, ti mos u ngatërro më.
Gazetari: Do merresh me punë miqësore apo ligjore?
Emiljano Nuhu: Atje në atë zonë vetëm me punë miqësore i zgjidhim problemet, nuk funksionon ligji. Nuk ka fuqi fare ligji, sidomos për njerëz …
Gazetari: Kjo ishte porosia e shefit të komisariatit?
Emiljano Nuhu: Po, porosia e shefit të komisariatit lërë të merret oficeri Gentian Çitozi.
Gazetari: Ju si reaguat? Çfarë i thatë eprorit tuaj?
Emiljano Nuhu: Unë i thash në rregull le të merret po me problemin tim që unë u kanosa në zyrë, nuk i pata asnjë lloj hake… po bëja punën e shtetit cafarë do bëhet. Tha do të flasim, mos u mërzit. Në këto kushte mbyllet telefoni. Kam njoftuar prokuroren. I kam treguar prokurores të gjithë historinë që ka ndodhur brenda në zyrë dhe nuk arrita dot të zbatoj ligjin I thash për shkak të ndërhyrjes së atyre personave. Më tha merr drejtuesit e tu dhe kërkoju ndihmë në rrugë institucionale. Unë I thash drejtuesit e mi i vura në dijeni, kërkovandihmë por nuk më solli asnjë ndihmë, veç më tha mos u mërzit se merremi ne me ta dhe lërë të merret oficeri Gentjan Çitozi me këtë se i ka miq shtëpie.
Gazetari: Kështu tha edhe prokurorja?
Emiljano Nuhu: Jo. Nuk ma tha prokurorja, i tregova ato që më tha shefi i komisariatit.
Gazetari: Kuptoj. Po prokurorja, deri ku shkoi reagimi i saj?
Emiljano Nuhu: Prokurorja tha neqoftëse është kështu problem le të merret oficeri Gentjan Çitozi me këtë, ti mos u ngatërro më. I thash unë dua të bëj kallzim për shtetasit Xhella Rrahja, Rrahman Rrahja dhe dy personat e tjerë Taulant Balla dhe Artur Bushi që unë u kërcënova në zyrë nga Xhelali me armë në dorë qëma vendosi në kokë.
EMILIANO NUHU:…dhe këta personat ishin prezentë. Dua të bëj kallëzim, të ndjek rrugën ligjore. Më tha “për t’u bërë kallëzim këtyre duhet të shkosh tek Prokuroria e Përgjithshme sepse janë persona të veshur me imunitet.”
GAZETARI: Të tha prokurorja?
EMILIANO NUHU: Po, më tha prokurorja që “nuk mund të vish të bësh kallëzim në Prokurorinë e Krujës. Vetëm në Prokurorinë e Përgjithshme.” Dhe pastaj, privatisht më tha: “Për mendimin tim mos u merr me këtë punë se ti del i humbur.”
GAZETARI: Edhe prokurorja të këshilloi që të tërhiqesh?
EMILIANO NUHU: Duke njohur situatën, duke njohur ngjarjen, duke njohur personat e përfshirë, duke njohur atë çfarë janë të përfshirë deputetët e zonës në të cilin grup kriminal të fuqishëm në zonë, dhe më tha “nga të dyja anët ti del i humbur, si me ligj, si privatisht.”
GAZETARI: A kërkuat nga drejtori i Përgjithshëm, nga Ministria e Brendshme, të mbroheshit sepse jeni kërcënuar në zyrë?
EMILIANO NUHU: Do ta shpjegoj. I gjendur në këto kushte nga mospërkrahja as e drejtuesit tim të policisë dhe në heshtje nga Prokuroria, pavarësisht se kishte dëshirën e mirë për të zbatuar ligjin, por deri në njëfarë pike donte ta zbatonte ligjin. Në këto kushte vazhdoi oficeri i Policisë Gjyqësore Gentian Çitozi me veprimet e tjera
GAZETARI: Ia kaluan oficerit tjetër të policisë gjyqësore?
EMILIANO NUHU: Ia kaluan vetë deputeti me miqtë e vet dhe tha “zhduki të gjitha dokumentat”.
GAZETARI: Emiliano, a ka një proçedurë ligjore se si kalon një çështje nga një oficer policie tek një tjetër?
EMILIANO NUHU: Po ka. Ishin veprimet e para hetimore. Mund t’i kalohej me anë të telefonin oficerit tjetër. Nuk kishte ardhur akoma dosja hetimore që unë të vazhdoja hetimet përsëri.
GAZETARI: Pra, a e ka këtë tagër drejtuesi, eprori, që ta bëjë?
EMILIANO NUHU: Po, e ka këtë tagër për t’i thënë oficerit tjetër që të vazhdojë hetimet për shkak të situatës që ishte krijuar dhe ai mund ta mbyllte në mënyrë miqësore, shoqërore. Oficeri Gentian Çitozi informoi Rexhepin dhe deputetin “që të zgjidhet kjo punë duhet të shkoni të merrni shtetasin Xhensila tek banesa dhe të bëjmë një deklarim që ajo ka heq dorë nga të gjitha këto kallëzimet që ka bërë.”
GAZETARI: Pra duhej dhe njëherë të shoqërohej?
EMILIANO NUHU: Këto deklarime i kam këtu se m’i ka shpjeguar Xhensila pasi unë kam vazhduar veprimet hetimore, m’i ka shpjeguar të gjitha veprimet që kanë ndodhur tek zyra e oficerit Gentian Çitozi në datë 21.
GAZETARI: I vijuar prapë ju veprimet hetimore?
EMILIANO NUHU: Po po, vazhdon, nuk u mbyll me kaq. Të ta shpjegoj pak këtë pjesë. Këta personat: Rexhepi, Redjan Rahja, Ramazan Rahja dhe persona të tjerë, kanë shkuar atë natë tek shtëpia e Xhensilës ku e kanë marrë forcërisht, e kanë futur në makinë, rreth orës..
GAZETARI: Nuk i është ofruar mbrojtje kësaj, kallëzueses?
EMILIANO NUHU: Kush t’i ofronte mbrojtje?
GAZETARI: Policia, duke qenë në këtë situatë.
EMILIANO NUHU: Policia nuk i ofroi mbrojtje oficerit të saj që po kryente detyrën e jo më shtetases Xhensila Maloku që nuk e kishte të shënuar as në një cep letre.
GAZETARI: Atëherë, vajtën e morrën forcërisht në banesë?
EMILIANO NUHU: E morrën forcërisht. Këto janë sipas deklarimeve që ka bërë në datë 22 Xhensila. E kanë marrë forcërisht te shtëpia e saj, e kanë sjellë në ambiente dhe gjatë rrugës e kanë kërcënuar, e kanë goditur, nën përdorimin e armëve dhe këtë e ka bërë shtetasi Rexhep Rahja që ka pasur letrën me vete. E kanë mbajtur rreth dy orë në ambientet e stacionit të policisë Fushë-Krujë duke e futur te zyra e oficerit dhe duke i bërë presion që do të firmosësh deklaratën që po përpilon oficeri sepse ky është miku ynë dhe ky e di si zgjidhen këto punë. Ajo nuk ka dashur të firmoste një deklaratë të tillë.
GAZETARI: S’e ka firmosur?
EMILIANO NUHU: Nuk e ka firmosur por pas shumë përpjekjesh, e kam këtu deklaratën, ajo është bindur dhe e ka firmosur, pasi e kanë nxjerrë në ambientet e jashtme dhe e kanë kërcënuar disa herë. Dhe personat që ndodheshin aty pranë e kanë kërcënuar duke ia bërë me shenjë që “ne do të të vrasim në qoftë se ti nuk tërheq kallëzimin.” Në këto kushte ajo është detyruar të firmosë një deklaratë të oficerit Gentian Çitozi. Në përpilim shkruhej që “Unë kam ardhur në stacionin e policisë Fushë-Krujë, për të hequr kallëzimet e bëra te Komisariati nr. 3 në Tiranë, për shtetasin Rexhep Rahja.”
GAZETARI: Ata e mbyllën historinë apo vazhduan?
EMILIANO NUHU: U mbyll historia këtu dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Krujës, mbas shumë ndikimesh për përndjekje. Veprat e tjera penale nuk u referuan fare. Vetëm vepra më e lehtë, përndjekje u referua në prokurori. Në datën 27 kam marrë dosjen hetimore me numër 372 nga prokurorja për të vazhduar hetimet. Më datë 27 korrik.
GAZETARI: Erdhi tek ju dosja përsëri?
EMILIANO NUHU: Po përsëri, duke më thënë prokurorja që “do t’i vazhdosh hetimet se s’ka kush t’i vazhdojë njeri tjetër. E di si ka ndodh situata por jemi në kushte që s’ka kush t’i vazhdojë se nuk e merr njeri përsipër.”
GAZETARI: Po pse, oficeri tjetër Çitozi nuk e mori përsipër?
EMILIANO NUHU: Jo, oficeri tjetër nuk e mori përsipër sepse u pezullua në datë 22 korrik të vitit 2018, një ditë më pas, pasi shtetasja Xhensila vajti e kallëzoi tek zyrat e SHKB-së(Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm) në Durrës, që ky shtetas kishte shpërdoruar detyrën duke lejuar persona të tjerë që të hynin në zyrën e tij dhe ta kërcënonin në sy të oficerit.
GAZETARI: Atëherë, u rikthye dosja tek ju?
EMILIANO NUHU: Për këtë arsye u rikthye dosja tek unë, që të vazhdoja unë hetime, sepse oficeri u pezullua për shkak të shpërdorimit të detyrës që kishte bërë. Kur u rikthye dosja tek mua, unë vazhdova veprimet hetimore nga këqyrja fizike e së dëmtuarës, këqyrje kamerash të hotel “Boçit”, sekuestrim telefonash, e shumë veprime hetimore..
GAZETARI: Po dhuna e ushtruar ndaj kallëzueses, a kishte vizita mjekësore, raporte që provonin, që faktonin?
EMILIANO NUHU: Këqyrja fizike provon dhunën e ushtruar. Në këqyrjen fizike janë konstatuar dy shenja të zeza të nxjerrë nga eksperti në pjesën e kokës, e dëmtuar nga sende të forta, që ajo deklaron që është goditur me qytë pistolete gjatë kohës që ka qenë në hotel.
GAZETARI: E konfirmojnë edhe ekspertët mjekësorë këtë?
EMILIANO NUHU: Po, këqyrja fizike është bërë tek zyra e prokurores Mirela Kapo në prezencë të ekspertit kriminalistikë, në prezencë të motrës së saj, në prezencë të një punonjëseje të policisë, femër, kam qenë dhe unë prezent gjatë këqyrjes fizike.
GAZETARI: Që provoi dhunën?
EMILIANO NUHU: Që provoi dhunën e ushtruar.
GAZETARI: Dhe ju vijuat hetimin më pas?
EMILIANO NUHU: Vazhdova hetimin, në datën 30 korrik, të vitit 2018, unë e kam ripyetur Xhensilën në zyrën time se ku i ka marrë deklarimet me detaje dhe cilat ishin arsyet që ajo nuk ka dhënë kallëzim në komisariatet e tjera. M’i ka shpjeguar të gjitha. Mbasi ka mbaruar deklarimi rreth dy orë në zyrë, unë rreth orës 5 e 30, jam nisur për në banesën time që ndodhet në Tiranë. Duke shkuar, rrugës më vjen një mesazh në uatsap që më prezantohet një person “jam Redian Rrahja” dhe më thotë “Ti ishe ai që more Xhensilën sot në pyetje? Çfarë problemi ke me ne?” Unë i thashë që “nuk kam asnjë problem me ju por thjesht po bëj punën e Shtetit.” Më tha “Ku je të vijmë të takohemi tani se kemi një problem për të sqaruar.” I ndodhur në kushtet për të mos acaruar situatën duke i ditur ça personash janë..
GAZETARI: Dhe ça lidhjesh politike kishin.
EMILIANO NUHU:.. çfarë lidhjesh politike kanë dhe i thashë “Hajde ta sqaroj po nuk ka asnjë problem.” E kam pritur tek unaza e re. Ai ka qenë mbrapa meje. Ka ardhur shumë shpejt sa kam parkuar unë makinën. Ka qenë duke më ndjekur mua. Për arsye sigurie kam qëndruar në ambientet e një lokali, se s’dihej si merrte terezia. Ata janë persona me preçecentë të theksuar kriminal, të dënuar me nga dy-tre vepra penale. Lëvizin gjithmonë të armatosur në zonën e Krujës, Fushë-Krujës me armë dhe me makina të blinduara, por nuk merr guximin njeri t’i ndalojë për shkak të lidhjeve që kanë. Aty më ka ardhur në tavolinë bashkë me shtetasin Ramazan Rrahja, i cili është i biri i Xhelal Rrahjes që më kërcënoi te zyra. Më tha “Ça ke ti që merresh akoma me ne? Kush je ti që vjen nga Berati dhe na heton ne? Ne të zhdukim ty bashkë me familjen për 24 orë nëse ti nuk ndërpret hetimin ndaj nesh dhe të zhdukësh të gjitha ato që ke bërë.” I ndierë në këto kushte që u kërcënova aty, ata më kërcuan që “do të të vrasim, do të të zhdukim familjen në qoftë se nuk ndërpret hetimet” dhe u larguan. Në këto kushte unë kam marrë drejtuesin tim të komisariatit ku e kam vënë në dijeni që u kërcënova për shkak të dosjes dosjes hetimore nga filan shtetas, dhe prokuroren e dosjes penale Mirela Kapo, ku i kam treguar për kërcënimin që më kanë bërë dhe më tha “Ndiq rrugën ligjore.”
GAZETARI: Çfarë përgjigje të dhanë shefi i komisariatit dhe prokurorja?
EMILIANO NUHU: Shefi i komisariatit në momentet e para më tha “Prit aty mos lëviz nga vendi se do dërgoj forcat speciale, RENEA-n, operacionale, do t’i marrim zvarrë”. Në momentet e para. Pastaj kur mbylli telefonin, e kuptoi me kë kishte të bënte dhe në telefonatën e dytë më tha “Mos u mërzit, më prit aty.” Ishtë ulur komplet: “fola me Drejtorin e Përgjithshëm dhe do ta zgjidhim këtë punë.”
GAZETARI: Po prokurorja?
EMILIANO NUHU: Prokurorja më tha vazhdo rrugën ligjore ku ka ndodhur ngjarja bëj kallëzim te komisariati më i afërt. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komisariatit nr. 6 në Tiranë. U ngrita së bashku me një shokun tim që e mora në telefon që më erdhi aty prezent.
GAZETARI: Aty ku s’merreshin kallëzimet e Xhensilës?
EMILIANO NUHU: Te ai komisariat që nuk merresh, vajta unë për të kallëzuar. Aty pritja ndaj meje si oficer i policisë gjyqësore ishte skandaloze, jo si oficer po as një qytetar i thjeshtë nuk mund të pritet në atë mënyrë që u prita unë.
GAZETARI: Të pritën si të inkriminuar?
EMILIANO NUHU: Jo si oficer i po si i inkriminuar. Më lanë 30 minuta tek prota e komisariatit. Pastaj më çuan te zyra e një oficereje. Ajo ishte oficere e mirë, me mori kallëzimin dhe deklarimin. Nuk ishte ç’bënte. Aty ka ardhur shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6 dhe më ka thënë “Ti je personi që je kanosur me jetë?” “Po, unë i thashë.” Më pa nga këmbët te koka me ironi. Thashë “edhe kolegë dhe më shohin me ironi, nuk e mendoja”. Më tha “jep ç’ke për të dhënë”. Dhashë kallëzimin aty te oficerja dhe në krah tjetër i thotë oficeres që i dha kallëzimin që “shiko se nuk ka vepër penale aty.”
GAZETARI: Shefi i krimeve të komisariatit thotë kështu?
EMILIANO NUHU: Shefi i krimeve të Komisariatit nr. 6 në Tiranë i thotë oficeres “Shiko se nuk ka vepër penale aty.” Pa e marrë vesh akoma kallëzimin, deklaroi që nuk ka vepër penale, pa e njohur situatën.
GAZETARI: Si quhej ky që e konstatoi këtë?
EMILIANO NUHU: Një Olgert Olgert, mbiemri s’më kujtohet për momentin.
GAZETARI: Më pas, si u veprua?
EMILIANO NUHU: Gjatë kohës që unë po jepja kallëzim, kasha shumë telefonata që vinin në numrin tim.
GAZETARI: Nga kush?
EMILIANO NUHU: Nga persona të ndryshëm që kishin lidhje me deputetin e zonës, me personat që unë po i kallëzoja dhe nga drejtuesit e mi që më thoshin “Prit njëherë mos u nxito, mos e jep kallëzimin.” Por unë nuk doja ta lija mos ta jepja kallëzimin sepse nuk e dija ku mund ta gjeja veten në një moment të tretë. Në momentin e parë: u kërcënova nuk dhashë dot kallëzim për shkak të influencës së personave. Momentin e dytë më kërcënuan përsëri, unë isha i detyruar të jepja kallëzim.
GAZETARI: Për kë e bëtë?
EMILIANO NUHU: E bëra për Redian Rrahjen dhe Ramazan Rrahjen. Këta ishin personat që mund të jepja kallëzim sepse më kërcënuan për herë të dytë dhe ishin pa imunitet. Me të parët nuk kisha ku ta bëja.
GAZETARI: Po për të parët, për dy deputetët, nuk bëtë kallëzim?
EMILIANO NUHU: Është e pamundur. Për shkak të frikës, ta shpjegova, nuk po ma merrte njeri kallëzimin, vetëm në Prokurori të Përgjithshme. Kallëzimin në Prokurori të Përgjithshme kush do të ma merrte mua? Asnjeri nuk do të ma merrte, ishin persona me influencë. Të kallëzoja unë Taulant Ballën, të kallëzoja Artur Bushin, të kallëzoja Rrahman Rrahjen, kush do të ma merrte kallëzimin. Mendova të rrija në qetësi siç më thanë se do i hapja punë vetes dhe kisha frikë për jetën që të dilja kundër tyre.
GAZETARI: I kërcënuar dy herë, a kërkuat mbrojtje?
EMILIANO NUHU: Gjatë kohës që u morr kallëzimi aty punonjësit e policisë nuk organizuan të paktën të shoqëronin personat që më kishin kallëzuar. Të pyesnin “Si ishte problem?” Nuk bënë asnjë veprim policor. Thjesht shkruan dy copa letre dhe i mbajtën në sirtar. I gjendur në këto kushte i pambështetur nga asnjë institucion, dola mbasi mbarova punë. Takova shefin e komisariatit tim aty te Komisariati nr. 6 dhe më tha “Mos u mërzit, kam folur unë me ata, nuk të vrasin, mos ki merak.”
GAZETARI: Shefi i komisariatit kishte folur me kanosësit dhe ata nuk të vrisnin?
EMILIANO NUHU: Po, kishte marrë garanci që nuk më vrasin. Unë i thashë: “O zotëri, ti merr garanci që s’më vrasin, po kur të më gjesh me këmbë përpjetë çfarë garancish do kesh? Unë s’do flas dot më që të të them që ti ore more garanci që s’më vrasin.” I thashë që elementi me preçedent kriminal na bën çfarë të dojë ne. Ne këtë punë kemi zgjedhur. Por punë jonë është që hajde të zbatojmë ligjin, t’i arrestojmë. Të veprojmë kundër tyre. E drejta e tyre është të na kërcënojnë, të na vrasin, ne hajde t’i arrestojmë. “Jo, prit merre me qetësi”, më tha. “Mos u merr më me këtë punë se merrem unë. Rruaj qetësinë se ata nuk të vrasin.” U largua iku. Aty më priste një shoku im i ngushtë dhe me atë u largova dhe unë për në banesën time.
GAZETARI: A kërkuat mbrojtje? Emiliano, edhe njëherë po këmbëngul, a kërkuat mbrojtje nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nga ministri i Brendshëm?
EMILIANO NUHU: Po, po, po! I kam kërkuar mbrojtje në datën 3 gusht. I gjendur në të tilla kushte i kam shkruar drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, i kam shkruar e-mail, e-mail zyrtar nga e-maili im në adresën e Ardi Veliut. I kam shkruar të gjithë ngjarjen si ka rrjedhur, i kam kërkuar mbrojtje, dhe për dijeni ia kam nisur dhe ministrit të Brendshëm, të njëjtin e-mail që i kam nisur drejtorit të Policisë për ta vënë në dijeni se nuk kisha besim.
GAZETARI: Cili ishte reagimi, kërkuat mbrojtje, kërkuat informacione nga drejtori i Përgjithshëm dhe Ministria e Brendshme, nga Kontrolli i Brendshëm, janë shumë institucione aty.
EMILIANO NUHU: Janë shumë institucione, nuk reagoi asnjë institucion. Asnjë përgjigje nga drejtori i Përgjithshëm, asnjë përgjigje nga ministri për kërcënimin tim me jetë.
GAZETARI: Ende në këtë kohë që flasim nuk ka asnjë përgjigje?
EMILIANO NUHU: Ende asnjë përgjigje zyrtare. Edhe tani që flasim, asnjë përgjigje zyrtare. Më pas, unë kisha dosjen hetimore dhe vazhdova me detyrat që më kishte lënë Prokuroria.
GAZETARI: Vazhduat me gjithë këto kërcënime?
EMILIANO NUHU: E kisha ndarë mendjen që do ta zbatoja ligjin me aq sa kisha mundësi. Se kam 10 vjet që punoj në Policinë e Shtetit. Kam punuar në struktura shumë të rrezikshme, kam goditur grupe…
GAZETARI: Vazhduat prapë të hetonit?
EMILIANO NUHU: Vazhdova me hetimet, kryeva disa veprime proçeduriale si shkresa kompanive telefonike për numrat e telefonit, për të sjellë tabulatet telefonike të personave që ishin të implikuar. Në datën 14, duke parë situatën që ata po lëvizin dhe merrja informacione që “ata do hakmerren ndaj teje se ti po vazhdon hetimet hetimore” dhe në datën 14 gusht të vitit 2018 unë i kam shkruajtur sërisht drejtorit të Policisë email zyrtar. Në datën 14 gusht 2018, rreth afërsisht 10 ditë nga e-maili i parë ku i kam kërkuar drejtorit të Përgjithshëm “Ju lutem drejtor i Përgjithshëm të paktën më transferoni pranë familjes sime që të kem mundësi ta mbroj vetë familjen time se ju nuk po më ofroni asnjë lloj ndihme. Unë po kërcënohem në mënyrë të njëpasnjëshme për shkak të detyrës dhe ju nuk po më ofroni një ndihmë të tillë.” Asnjë reagim përsëri.
GAZETARI: As nga kjo?
EMILIANO NUHU: As një reagim as nga e-maili i dytë dhe në datën 15 një ditë më pas, më vjen urdhër urgjentisht nga Drejtoria e Përgjithshme që unë të transferohesha në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.
GAZETARI: Pra, kjo ishte ndihma që të dhanë?
EMILIANO NUHU: Po, ndihma ishte që të më largonin 130 km më larg familjes time dhe një gocë të vogël 1 vjeç e gjys që kam dhe nusen ta lija të pambrojtur në mes të Tiranës dhe të vazhdoja punën 130 larg familjes sime. Që këta të kishin mundësi të hakmerreshin duke i bërë çdo gjë. Dhe unë të kisha mundësi që ta mbroja vet e jo më shteti që nuk më mbrojti.
GAZETARI: Dhe pastaj çfarë ndodhi? U transferuat, ikët?
EMILIANO NUHU: U transferova, e vazhdova punën në Drejtorinë e Beratit. Dosja m’u mor brenda ditës nga drejtuesit e mi dhe më thanë “Mbarove punë, të doli urdhëri i transferimit, s’ke punë më me dosjen.” Ma morën që të kishin mundësi që çdo gjë të bllokohej aty që të mos kryeshin më veprime hetimore. Se çdo veprim hetimor që kryhet futet në dosje dhe ngel aty.
GAZETARI: Ju keni thënë që këto persona të inkriminuar kanë pas edhe mbështetje nga drejtues të Policisë së Shtetit, drejtues të lartë madje.
EMILIANO NUHU: Po, personat e inkriminuar, siç e përmenda janë pjesëtarë të një grupi kriminal shumë të fuqishëm në zonën e Niklës që ka mbështetjen e deputetëve që ishin prezentë, ka mbështetjen e drejtuesve të policisë lokale, të policisë, për shkak se asnjë veprim nuk u mor ndaj tyre.
GAZETARI: Emiliano, këto informacione për mbështetjen ju i keni si dëshmi dhe prova gjatë punës suaj, si hulumtime të punës suaj?
EMILIANO NUHU: Këto informacione i kam mbledhur gjatë karrierës sime 10-vjeçare dhe njoh shumë grupe kriminale në Shqipëri.