Aktualitet

Djali i Arjan Salës merr statusin e veçantë,Rama:Si më erdhi idea për këtë paketë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:58 - 04/05/22 |
Opi Nion

Në një ceremoni të organizuar këtë të mërkurë ku u ka dhënë 11 fëmijëve të parë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës” kryeministri Edi Rama zbuloi se ideja për këtë nismë për mbështetjen e fëmijëve, prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në krye të detyrës, i lindi kur takoi familjen e Arjan Salës.

Ai theksoi se sot shteti shqiptar i jep Aronit, djalit të Arjanit mbështetje për 20 vitet e ardhshme.

 “Ideja për ta ndërmarrë këtë nismë më ka lindur kur kam vizituar familjen e Arjan Salës, për faktin se dha jetën për të shpëtua kushedi sesa të tjera, duke qëndruar mes fjalëve  për të nxjerr kolegë. Sapo kam dal prej aty, kam kontaktuar menjëherë Ogertën dhe të tjerët kemi filluar punë, për ta ngritur në mënyrë domethënëse mbështetjen e fëmijëve. E quajta amanet të heshtur, pasi ishte nja amanet që u tha pa fjalë nga ata që nuk janë më, një amanet të pathënë nga Arjan Sala në shtëpinë e tij kur ai mungonte. Ishte i pranishëm nusja e re dhe i ati. Sot i japim Aronit, djalit 5-vjeçar të Arjanit, mbështetje për 20 vitet e ardhshme.”, tha Rama.

Arjan Sala humbi jetën pasi një magazinë  në “Casa Italia” u përfshi nga flakët. Ai arriti të shpëtojë disa kolegë që punonin aty, por fatkeqësisht vetë mbeti i bllokuar dhe si rrjedhojë humbi jetën./Opinion.al

 

Pas