Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Djali desh vdiq ti do lekët”. I merr makinën borxh dhe e aksidenton…

2023/03/08 at 9:42 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Djali desh vdiq ti do lekët”. I merr makinën borxh dhe e aksidenton…

Një çift bashkëshortësh nga Vlora i janë drejtuar emisionit Stop në Tv Klan për një problem me automjetin e tyre.


Në nëntor 2021, ata i kanë dhënë makinën tip “Fiat Punto” një personi mik të familjes së tyre, të quajtur Gentjan Merkaj. Ky i fundit në Dhjetor 2021 ka bërë aksident në Elbasan.

Ekspertiza ka provuar se Gentjan Merkaj nuk ka qenë shkaktar për aksidentin. E për këtë arsye, pronari i makinës, Demiri Jazo tregon mori 1000 Euro dëmshpërblim.

Por problemi është se personi që kishte marrë makinën e tij, Gentjan Merkaj, nuk e ka kthyer mjetin dhe nuk i përgjigjet as në telefon.

Demir Jazo: Ja kemi dhënë makinën një të njohuri tonë ose një miku të familjes tonë, Gentjan Merkaj, dhe që në atë datë që është përplasur makina dhe deri sot ne nuk dimë se ku gjendet kjo makinë. Makina është përplasur dhe këtë unë e kam marrë vesh nëpërmjet rrjeteve sociale. Fajin nuk e di kush e ka marrë, por mua më ka dhënë siguracioni 1 mijë Euro të makinës dhe lekët i kam marrë unë dhe pastaj nuk di asnjë gjë tjetër. Unë vete te familja e tij, kam takuar prindërit e tij dhe sot e kësaj dite nuk di ku është makina. Unë dua makinën time, targat e mia të vete në KSHA të mbyll dokumentet.

Donika Jazo: Shumë hall i madh se tani unë dua t’i paguaj dokumentet. Ai mund të marrë targat e makinës të bëjë një krim. Ajo është në emrin tim.

Gazetarja e Stop shkoi te banesa e Gentjan Merkajt, po në Vlorë. Aty takoi të atin, i cili me arrogancë thotë se i biri desh humbi jetën, ndërsa Demiri kërkon makinën dhe targat e mjetit.

Gazetarja: Si jeni? Babai i Gentjanit jeni?

Babai i Gentjan Merkaj: Po!

Gazetarja: Eshtë Gentjani në shtëpi?

Babai i Gentjan Merkaj: Jo, është në punë!

Gazetarja: A mund të kemi një numer telefoni të Gentjanit?

Babai i Gentjan Merkaj: Ja të shkoj ta marr!

Babai i Gentjan Merkaj: Ç’a më rri aty?

Denoncuesi: Të kam ardhur 300 herë!

Babai i Gentjan Merkaj: I more 1 milionë lek nga ajo që të dha siguracioni.

Denoncuesi: Po s’bën makina 1 milionë.

Babai i Gentjan Merkaj: Kur të kemi ne, do të japim. Ai desh vdiq, apo vari lesht? Po me spital, që hoqëm dynjanë ne?

Denoncuesi: Ç’faj kam unë?

Babai i Gentjan Merkaj: Ç’faj ke ti?!

Gazetarja: Të lutem do më japësh të drejtën e fjalës?

Babai i Gentjan Merkaj: Ik moj…!

Gazetarja: Ku është makina z. Merkaj?

Babai i Gentjan Merkaj: Po ik, se e di unë, kush je ti!

Gazetarja: Ku është makina, more zotëri?

Babai i Gentjan Merkaj: Makina në Elbasan, atje ku bëri karambol desh e vdiq. Atje e ke.

Gazetarja: Po pse për karambolin e ka fajin z. Jazo, që thoni bëri karambol dhe desh vdiq?

Babai i Gentjan Merkaj: Ç’ke ardhur dhe ti, po ik!

Gazetarja: Ku është djali?

Babai i Gentjan Merkaj: Djali në punë, në Himarë!

Gazetarja: Më jep një numer telefoni të flas me djalin!

Babai i Gentjan Merkaj: Nuk e mbaj mend jam plak, pensionist.

Në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtuesi Nimet Dapaj thotë se që të frenohet shtimi i taksave, duhet bërë denoncim i humbjes së dy targave dhe dokumenteve të makinës. Në këtë mënyrë bëhet çregjistrimi i automjetit. Ndërkohë duhen paguar taksat e 2022-shit dhe 3 muaj të 2023-shit.

“Për çregjistrimin e makinës ka mënyrë, pasi janë pa paguar taksat e vitit 2022 dhe dy muaj të vitit 2023. Por që të kryhet çregjistrimi i automjetit të tyre duhen targat dhe dokumentet. Gjë që zotërinjtë nuk e disponojnë. Në momentin që nuk e disponojnë, ata mund t’i drejtohen Komisariatit të Policisë për humbjen e targave dhe dokumenteve. Duke marrë dokumentin nga policia për humbjen e targave, mund t’i bëjmë çregjistrimin e përkohshëm të mjetit. Pavarësisht se zotëria thotë që ia kam lënë makinën dhe nuk m’i ka kthyer, prapë ato targa quhen të humbura. Në momentin që vjen kallëzimi i z.Jazo për targat dhe dokumentet, vazhdon procedra e çregjistrimit të përkohshëm. Nga momenti që makina e zotërisë ka marrë vendimin që është humbur dhe nuk kthehet, vendimin e formës së prerë, zotëria mund të vijë dhe të bëjë çregjistrimin e përhershëm pa paguar taksa”, thotë drejtori i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Nimet Dapaj.

Pronari i mjetit Demir Jazo, i shoqëruar edhe nga gazetarja e Stop, shkuan në Drejtorinë e Policisë së Vlorës për të bërë kallëzim për targat e mjetit dhe për të proceduar më pas në Drejtorinë e Transportit Rrugor me çregjistrimin e përkohshëm.

Pas këtij kallëzimi dhe pas interesimit të Stop, policia shkoi për kontroll në shtëpinë e Gentjan Merkaj si dhe në vendin e deklaruar të punës në Himarë, por nuk e gjeti as aty.

Nga ana tjetër, “Stop” ka siguruar foton e shtetasit Gentjan Merkaj, një emër i njohur për Policinë e Vlorës, për shkak të precedentëve penalë./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Para
Mbi 4 milionë ukrainas janë strehuar në BE brenda një viti

Mbi 4 milionë ukrainas janë strehuar në BE brenda një viti

Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat

Horoskopi për sot, 9 mars 2023

Reshje dhe temperatura deri në 17 gradë, moti për sot

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
















TE FUNDIT

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
7 Qershor, 2025

“Bovilla është e njohur si destinacion turistik, por e panjohur për një potencial të madh arkeologjik që ajo mbart. Objektet...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar - komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë - pritet...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
7 Qershor, 2025

Ndonëse duhen edhe disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga tifozët. Të shumtë...

Lexo më shumë

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
7 Qershor, 2025

Ashtu si të gjithë tifozët, edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, e kanë përfshirë emocionet, në prag...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com