Marrëdhënia e Madonnës më djalin e saj, Roço Ritchie po bëhet gjithmonë e më e vështirë. Madje djaloshi, e ka fshirë nënën e tij nga ndjekësit e tij, në Instagram.
“Nuk është aspak shenjë e mirë, që ai të bllokojë nënën e tij nga mediat sociale, sidomos për zërave se ajo e ka turpëruar duke publikuar disa foto të tij. Shpresojmë që të jetë një kaprico prej adoleshenti”, i ka thënë një burim nga britanikes “The Sun”.
Ylli i muzikës pop Madonna, është përfshirë në një betejë ligjore me ish-bashkëshortin Guy Ritchie, në momentin që 15- vjeçari nuk pranoi të kthehej në New York për Krishtlindje.