Sport

‘Djajtë djegin’ Guardiolën, United triumfon në derbi


               Publikuar në : 20:58 - 07/12/19 |
Al Do

Derbi i Mançesterit është mbyllur me fitoren e djajve. Spektatorët në Etihad Stadium përjetuan një ndeshje spektakolare por të zotët e shtëpisë humbën 1-2.

Megjithëse kanë vuajtur këtë sezon, djemtë e Ole Gunnar Solskjaer zhvilluan padyshim ndeshjen më të mirë të vitit ndaj ekipit që ka dominuar qytetin vitet e fundit.

Golat për United u shënuan nga Rashford  me penallti dhe Martial pas një aksioni personal.

Blutë e Guardiolës dominuan në pjesën e dytë por nuk shkuan më shumë se një gol i Otamendit.

Me fitoren e sotme, Manchester United ngrihet në vend të pestë me 24 pikë, ndërkohë që City i lëshon surprizës Leicester vendin e dytë me 35 pikë, duke mbetur në kuotën e 32 pikëve, shumë larg nga një Liverpool tashmë në arrati me 46 pikë.  /Opinion.al

Pas