InstaBIZ

Dj-i me famë botërore i shkruan Era Istrefit: Do të divorcohem për ty


               Publikuar në : 14:00 - 12/02/19 |
el ida

Historia se ka një flirt mes Era Istrefit dhe Dj-it me famë botërore Diplo, qarkullon prej kohësh, por gjërat me sa duket janë bërë më serioze.

Në një foto ku këngëtarja shfaqet tepër seksi dhe me një look ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, Diplo nuk mund të rrinte pa i bërë disa komente.

Era shkroi në mbishkrimin e fotos: Ndahu me të dashurën, jam e mërzitur.  Kaq ka dashur Diplo për ta propozuar në sy të të gjithëve, duke i thënë se do të dicorcohet për të.

“Do i jap divorcin për ty”, komenton ai në foton e këngëtares.

 

View this post on Instagram

 

Breakup with ur girlfriend Im bored

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

Era nuk i ka kthyer përgjigje,  por fansat e saj nuk e kanë pritur mirë aspak mirë komentin e tij. Disa prej tyre i kujtojnë Diplo-s së është i moshuar për këngëtaren dhe ka statusin e babait.

Në të vërtetë, 41-vjeçari Diplo nuk është i martuar. Ai nisi një romancë me Kathryn Lockhart në vitin 2009 por marrëdhënia e tyre u ndërpre në vitin 2014. Nga bashkëjetesa me të ai ka dy djem, të cilët i mori si shoqërues për çmimet “Grammy 2017”./E.M

 

Pas