Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dizenjoi flamurin e Revoltës së Spaçit, Mersin Vlashi vuajti 31 vite burg

2018/12/23 at 6:19 PM
në -Kulturë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Dizenjoi flamurin e Revoltës së Spaçit, Mersin Vlashi vuajti 31 vite burg

Nga Kastriot Dervishi


Mersin Vlashi (1938-2010) nga Lisi i Matit, i njohur si personi që dizenjoi flamurin kombëtar pa yll të kuq është ndër personat që kanë vuajtur dënime të gjata gjatë komunizmit. I nisi dënimet qysh në moshën 20 vjeçare. I etiketuar si armik i pushtetit, nuk do t’i ndaleshin vuajtjet e burgimet gjatë gjithë jetës. Dy herë u dënua për orvatje arratisje pa u nisur për t’u arratisur shumë kilometra larg kufirit, ndërsa dy herë të tjera u ridënua gjatë vuajtjes së dënimit.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

1958-1965: 6 vjet, 10 muaj, 16 ditë

1966-1991: 24 vjet, 4 muaj, 10 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 20 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 53 vjeç

Dënimi i parë

Ishte duke kryer shërbimin ushtarak së bashku me shokun e tij Daut Selim Kurpali në repartin nr.4001 Pogradec, teksa biseduan për arratisje jashtë shtetit, veprim që nuk e realizua. Meqë bisedën ia kishin treguar edhe një shokut të tyre ky i raportoi në komandë. Të dy shokët u arrestuan më 23.4.1958, të akuzuar për një vepër penale në tentativë. Çështja u gjykua nga Gjykata Ushtarake e Tiranës e përbërë nga kolonel Mit’hat Goskova e ndihmësgjyqtarët kapitenë Shefqet Llanaj e Vasil Qako, duke pasur pranë ndihmësprokurorin ushtarak major Tase Koroveshi.

Me vendimin nr.73, datë 24.7.1958 gjykata i deklaroi fajtor dhe në bazë të nenit 64/10 të Kodit Penal, Mersinin e dënoi me 10 vjet burgim, ndërsa Dautin me 7 vjet. U la në fuqi me vendimin nr.96, datë 10.9.1958 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Dauti u lirua nga kampi nr.309 Tiranë më 6.7.1962, ndërsa Mersin Vlashi u lirua më 13.3.1965 kur i njëjti kamp gjendej në Laç. Në fletën e lirimit shkruhej se kishte fituar në burg zanatin e elektricistit dhe normën e kishte realizuar 120%.

Dënimi i dytë

Teksa duhej të ishte anëtar i kooperativë bujqësore në vendlindje, në kohën që përpiqej në Burrel e Laç për të gjetur punë, si elektricist, bojaxhi e piktor, Mersin Vlashi u arrestua në Laç më 26.10.1966, me të njëjtën akuzë si herën e parë, pra për tentativë arratisje, ngelur në fazën e përgatitjes, që do të thotë pa u nisur gjëkundi. Çështja u gjykua nga Gjykata e Qarkut Tiranë me veprim në Peshkopi e përbërë nga Kostaq Mano dhe ndihmësgjyqtarët Hafsa Stafhasani e Qamil Allushi, duke pasur pranë prokurorin Rexhë Metra.

Dolën disa dëshmitarë si dhe u paraqitën si “prova” disa lëndë helmuese që Vlashi do i përdorte për vetëvrasje nëse kapej nga forcat e kufirit. Me vendimin nr.2, datë 28.1.1967 gjykata e deklaroi fajtor në bazë të nenin 64/10 dhe e dënoi me 10 vjet burgim.

Dënimi i tretë

Mersin Vlashi vuante dënimin në kampin nr.303 në Spaç, teksa u ridënua si pjesëmarrës në revoltën e 21 majit 1973, i cili me bojën e dhënë nga Dervish Bejko dizenjoi flamurin kombëtar pa yll të kuq, si veprimi më i spikatur politik i asaj revolte. U gjykua nga Gjykata Popullore e Rrethit Mirditë e përbërë nga Filip Lako dhe ndihmësgjyqtarët Gjin Pali e Pjetër Nikolli, duke pasur pranë prokurorin Zef Deda. U pyet nga hetuesi Vangjel Kote në prani të hetuesit tjetër Llambi Bako. U akuzua në bazë të neneve, 72, 73, 76 të Kodit Penal. Me vendimin nr.29, datë 30.6.1973, gjykata e dënoi me 23 vjet burgim në grupin ku ishin 16 të pandehur.

Dënimi i katërt

Nuk ngopeshin së dënuari komunistët Mersin Vlashin, e ridënojnë sërish në Spaç. Gjykohet nga Gjykata Popullore e Rrethit Mirditë e përbërë nga Arqile Lole, e ndihmësgjyqtarët Mark Suli e Drane Zefi, duke pasur pranë prokurorin Ilir Marko. Akuzohej në bazë të nenit 55 të Kodit Penal për agjitacion e propagandë. Po provonte kështu nenet e reja të kodit në fjalë.

Gjykata e akuzonte se në burg ishte shprehur me këto fjalë: “Vetëm kur të përmbyset ky pushtet ne do të shpëtojmë dhe do fitojmë lirinë e vërtetë”, “Udhëheqja që është në Shqipëri sot, është një udhëheqje ushtarake dhe e mban pushtetin me dhunë”, “Këta janë prishur me të gjithë dhe nuk është se partitë e botës janë të këqija, janë këta të këqij”. Gjykata e deklaroi fajtor dhe me vendimin nr.47, datë 20.10.1979 e dënoi me 19 vjet e 8 muaj burgim, duke urdhëruar që përllogaritja e vuajtjes së dënimit të bëhej në datën shpalljes së këtij akti. U lirua më 26.3.1991.

Etiketa: burgimflamuri i spacitkrimet e komunizmitmersin vladi


Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me armë mes fqinjëve në Shkodër

26 Qershor, 2026 9:04 am
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë

26 Qershor, 2026 8:51 am
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve me mesazhet e simpatizantëve: Mos e jep dorëheqjen…

26 Qershor, 2026 8:41 am
Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin
Aktualitet

Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

26 Qershor, 2026 8:21 am
Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

26 Qershor, 2026 8:20 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

26 Qershor, 2026 8:19 am
Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Defender Experience nga Mektrin:Një aventurë ekskluzive në zemër të alpeve shqiptare
Aktualitet

Defender Experience nga Mektrin:Një aventurë ekskluzive në zemër të alpeve shqiptare

25 Qershor, 2026 6:51 pm
Para
Në Kosovë nafta më pak se 1 euro, në Shqipëri 178 lek/litër

Në Kosovë nafta më pak se 1 euro, në Shqipëri 178 lek/litër

A do ndryshojë Qeveria për Krishtlindje?

A do ndryshojë Qeveria për Krishtlindje?

Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë: Çfarë pritet të ndodhë?

Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë: Çfarë pritet të ndodhë?
















TE FUNDIT

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn
26 Qershor, 2026

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi Andi...

Lexo më shumë

Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani

Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani
26 Qershor, 2026

Udhëheqësi i Hezbollahut, Sheikh Naim Qassem, ka deklaruar se Izraeli duhet të tërhiqet nga territori libanez “pa kushte”, duke e...

Lexo më shumë

Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit

Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit
26 Qershor, 2026

Carlo Ancelotti ka lojtarë shumë të ndryshëm midis sulmuesve të tij, dhe për secilin prej tyre ai ka zgjedhur një...

Lexo më shumë

“Do luftojmë”, Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
26 Qershor, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, thanë se forcat izraelite do të mbajnë një prani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}