Nipi i mbretëreshës Elizabeth, Peter Philips dhe bashkëshortja Autumn Philips po divorcohen pas 12-vitesh martesë.
Mësohet se Autumn, i ka kërkuar bashkëshortit të largohen nga familja mbretërore dhe të shkojnë të jetojnë në Kanada. Mediat shkruajnë se ajo ka marrë me vete edhe dy vajzat e saj, 9 dhe 7-vjeçare.
Duket se për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar, Autumn ka marrë shkas nga largimi i Meghan. Ajo ka treguar për të afërmit e saj se po i pëlqen jeta që Meghan dhe Harry po bëjnë pas largimit nga familja mbretërore.
Mesa duket, tensioni në familjen mbretërore dhe “inati” i mbretëreshës ndaj Meghan do të rritet edhe më shumë./Opinion.al