Një 31-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme, pasi mjeti me të cilin udhëtonte ka rënë në një kanal. Viktima është shtetasi me inicialet D. D., 31 vjeç, banues në Remas, Divjakë.
“Sot rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman, shtetasi D. D., 31 vjeç, banues në Remas, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga”, njofton policia./Opinion.al