Kronikë

Divjakë/ Makina përplas dy fëmijë të mitur, shoqërohet në polici drejtuesi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:26 - 09/10/21 |
Opi Nion

Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në Divjakë, ku të plagosur kanë mbetur dy fëmijë të mitur.

Sipas informacioneve zyrtare të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 11:00, në fshatin Mizë, Divjakë, ku shtetasi i identifikuar me inicialet P. Ç, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka përplasur shtetasit E. A., 10 vjeç dhe O. A., 8 vjeç.

Dy fëmijët e mitur janë dërguar në spital dhe aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana tjetër grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Opinion.al

Pas