Policia ka arrestuar një 60-vjeçar pasi akuzohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Biçukas të Divjakës, ku u dogjën 100 hektarë tokë me bimësi të ndryshme dhe ullinj.
Mësohet se i arrestuari është Kujtim Tafa, i cili duke djegur barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është përhapur deri në fshatrat Shën e Premte dhe Germenj, ku për pasojë janë djegur qindra rrënjë ullinj, një sipërfaqe madhe toke me shkurre dhe pemë frutore, si edhe janë rrezikuar banesat e banorëve të këtyre fshatrave.
Autoritetet kanë vënë flakët nën kontroll pas disa orësh edhe pse flakët favorizoheshin nga era./Opinion.al