Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Divjakë, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Sipas informacioneve zyrtare bëhet me dije se ngjarja ndodhi në fshatin Biçukas.
“Në fshatin Biçukas, Divjakë, shtetasi A. N., 31 vjeç, duke punuar në tokën e tij, dyshohet ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./Opinion.al