Mbretëresha Britanike Elizabeth, monarku më i vjetër në botë, mbush ditën e sotme 95-vjeç.
Sipas mediave të huaja nuk do të ketë festime të mëdha dhe kjo sepse vetëm disa ditë më parë Mbretëresha i dha lamtumirën burrit të saj prej shtatë dekadave.
Mbretëresha do të festojë ditëlindjen me një numri të vogël të anëtarëve të familjes së saj duke pasur parasysh që periudha dy-javore e zisë për Filipin zgjat deri në 23 Prill.
Gjithashtu është njoftuar se nuk do të ketë asnjë portret tradicional të anëtarëve të familjes mbretërore për këtë ditëlindje./Opinion.al