Xhensila Myrtezaj zgjodhi që ta festonte ndryshe 26-vjetorin e saj të lindjes. Në rrjete sociale nuk pamë asnjë urim special nga aktori i humorit, Bes Kallaku apo postimin e ndonjë dhurate nga Xhensila.
Çifti zgjodhi që të mos organizonin një festë luksoze si vitin që shkoi, ose të paktën një e tillë nuk u tregua për ndjekësit e tyre. Në vend të kësaj Xhensila dhe Besi vizituan Kishën e Shna Ndout në Laç.
Këngëtarja e njohur postoi një foto, ku shfaqeshin vetëm këmbët e tyre dhe dallojmë që të tre bashkë me vogëlushen Ajka kanë zgjedhur çizme të kuqe. Në një tjetër postim Xhensila publikoi një foto, ku shkruante: “Faleminderit At!”.
Duket se në ditën e saj të lindjes, Xhensila ka dashur të falenderojë për gjithçka që ka, Zotin./Opinion.al