Saimir Tahiri feston sot 38-vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje mund të jetë edhe më e vështira në jetën e tij, pasi situata e ish-ministrit me drejtësinë është tensionuar. Saimir Tahiri prej disa ditësh është në një “luftë” me prokurorinë, për shkak të dosjes “Habilaj”, e cila e implikon emrin e tij me narko-trafikun ndërkombëtar.
Nuk dihet nëse në ditë si kjo, Tahiri ka pasur kohë të mendojë për ndonjë festë të mundshme, pasi është e vështirë të planifikosh “gëzime” teksa ke lirinë me pikëpyetje. Le të mos harrojmë që dy ditë më parë ai është paraqitur në prokurori pas kërkesës e kësaj të fundit për ta marrë në pyetje.