Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

2025/06/03 at 9:34 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

Pas humbjes së kandidatit proevropian Nawrocki në zgjedhjet presidenciale polake, kryeministri Donald Tusk planifikon të kërkojë votëbesimin. “Testi i parë (për qeverinë time) do të jetë votëbesimi që së shpejti do ta kërkoj në Dhomën e Ulët”, tha Tusku në një fjalim televiziv.

Ai dëshiron të vazhdojë punën e qeverisë dhe shpreson të jetë në gjendje të bashkëpunojë me presidentin e ardhshëm, shtoi Tusk.

“Në përputhje me Kushtetutën dhe ndërgjegjen tonë, ne do të bashkëpunojmë me presidentin e ri sa herë që është e nevojshme dhe e mundur”, tha Tusk.

Megjithatë, theksoi ai: “Të gjithë do ta shohin se qeveria nuk ka ndërmend të bëjë asnjë hap prapa.”

A po lëkundet aleanca trepartiake?

Fitorja e ngushtë e konservatorit Karol Nawrocki e ka dobësuar politikisht aleancën qeverisëse të Tuskut dhe lind pyetja nëse koalicioni i tij do të jetë në gjendje të mbijetojë deri në fund të mandatit në fund të vitit 2027.

Që nga fundi i vitit 2023, Tusk drejton një koalicion të qendrës së majtë prej tre partish. Projekti më i rëndësishëm i qeverisë së tij është të riparojë dëmin e shkaktuar në sundimin e ligjit nga reforma gjyqësore e zbatuar nga qeveria e partisë PiS, në pushtet nga viti 2015 deri në vitin2023.

Presidenti aktual Andrzej Duda, i cili vjen nga radhët e PiS, deri tani i ka bllokuar projektligjet përkatëse. Nawrocki pritet të vazhdojë në të njëjtën mënyrë, nëse jo më ashpër. Kjo mund ta përçajë koalicionin dhe të çlirojë forcat centrifugale.

Gjatë fushatës zgjedhore, Nawrocki foli vazhdimisht në mënyrë kritike për BE. Vendi i tij nuk do të lejojë që sjellja e tij të diktohet nga Brukseli, deklaroi ai.

Ai e paraqiti veten si mbrojtës të vlerave tradicionale polake dhe kërkoi të krijonte lidhje më të ngushta me konservatorët amerikanë, veçanërisht Presidentin Donald Trump. Si president, Nawrocki mund të parandalojë miratimin e ligjeve të propozuara nga qeveria pro Bashkimit Evropian e Tuskit.

Një President me fuqi vetoje

Në Poloni, kreu i shtetit nuk përfaqëson vetëm shtetin jashtë vendit. Presidenti ndikon gjithashtu në politikën e jashtme, emëron kreun e qeverisë dhe kabinetin, dhe, në rast lufte, është komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura polake.

Mbi të gjitha, ai mund ta ndërlikojë jetën e qeverisë falë fuqisë së tij të vetos. Për të anashkaluar veton e presidentit, kërkohet një shumicë prej 60% e deputetëve, diçka që koalicionit të qendrës së majtë të Tusk-ut i mungon.

Lideri i PiS, Jaroslaw Kaczynski, e shpalli rezultatin e zgjedhjeve presidenciale “karton të kuq” për qeverinë e Tuskut. Sipas tij, qeveria duhet të japë dorëheqjen./DW

Ju sugjerojmë

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet, 34 të vrarë në Gaza

9 Gusht, 2025 10:40 pm
Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
Bota

Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

9 Gusht, 2025 9:45 pm
“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin
Bota

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin

9 Gusht, 2025 9:18 pm
Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele
Bota

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele

9 Gusht, 2025 8:51 pm
Iran/ Dhunohet një grua, autori e godet pasi nuk kishte vënë shaminë
Bota

Iran/ Dhunohet një grua, autori e godet pasi nuk kishte vënë shaminë

9 Gusht, 2025 8:21 pm
Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit
Aktualitet

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit

9 Gusht, 2025 7:34 pm
Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine
Kronikë

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine

9 Gusht, 2025 7:03 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Rusia i bashkohet vendeve të tjera, dënon planin e Izraelit për të pushtuar Gazën

9 Gusht, 2025 6:58 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Zelensky flet në telefon me Macron, Starmer dhe liderë të tjerë evropianë

9 Gusht, 2025 6:53 pm
Zbulohet shënimi i fundit, çfarë shkroi dy ditë para vdekjes Mbretëresha Elizabeth
Bota

Zbulohet shënimi i fundit, çfarë shkroi dy ditë para vdekjes Mbretëresha Elizabeth

9 Gusht, 2025 6:46 pm
Para
Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar

Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar

“Qëlluan pa paralajmërim”, Hamas: Izraeli vrau 20 palestinezë, mbi 100 të plagosur

“Qëlluan pa paralajmërim”, Hamas: Izraeli vrau 20 palestinezë, mbi 100 të plagosur

Greqi, tërmet i fuqishëm në ishullin Rodos/Banorët e turistët, në rrugë të tmerruar

Greqi, tërmet i fuqishëm në ishullin Rodos/Banorët e turistët, në rrugë të tmerruar

TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet, 34 të vrarë në Gaza

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
9 Gusht, 2025

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës tha se të paktën 34 persona u vranë të shtunën, përfshirë edhe ata që...

Lexo më shumë

Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
9 Gusht, 2025

Forcat e Armatosura Greke, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare me autoritetet kompetente...

Lexo më shumë

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin
9 Gusht, 2025

"E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit", përsëriti Emmanuel Macron , i cili foli sot në telefon...

Lexo më shumë

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele
9 Gusht, 2025

Pas një rasti të dyshuar sulmi seksual nga një azilkërkues në Epping, qytete në të gjithë Britaninë janë përfshirë nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com