Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ditë të paharrueshme në Portonovi

2022/11/18 at 5:54 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Ditë të paharrueshme në Portonovi

Këtë verë, Portonovi ishte vendi që nuk duhet të humbisnit në bregdetin malazez dhe do të mbetet i tillë gjatë gjithë vitit. Resorti nuk është aktiv vetëm gjatë verës – kultura, stilet, tradita të ndryshme, argëtimet dhe programet kulturore e bëjnë atë të gjallë dhe tërheqës gjatë gjithë vitit. Një ofertë e larmishme dhe një program me një bollëk eventesh u bëjnë thirrje mysafirëve të vizitojnë Portonovin dhe të fitojnë një përvojë unike gjatë çdo sezoni. Ky resort luksoz organizon një llojshmëri eventesh tërheqëse dhe vizitorët gjithmonë marrin një eksperiencë ndryshe, e plotësuar nga një ofertë akomodimi, restorante me një sërë pjatash të ndryshme, si dhe arti modern, argëtimi dhe skena kulturore. Të gjitha këto janë arsye shtesë për të zgjedhur Portonovin si destinacion për një nga udhëtimet tuaja të ardhshme, pasi është një nga destinacionet më të mira dhe më të kërkuara malazeze.


Eksperiencë festive e paharrueshme

Sezoni festiv është koha e përkryer për pushime me të dashurit tuaj dhe një periudhë ideale për t’u arratisur në det për disa ditë dhe për të njohur magjinë dimërore të stilit të jetesës mesdhetare. Dëgjimi i zërit të vetëm të një vale do të mjaftojë që problemet tuaja të përditshme të nxirren në det të hapur, në mënyrë që të kënaqeni me veten. Nëse zgjidhni një arratisje të tillë nga realiteti, Portonovi do të jetë adresa perfekte ku do të krijoni kujtime për t’u mbajtur mend gjatë gjithë jetës.

Në dhjetor dhe janar, Portonovi do të bëhet një qytezë e vërtetë përrallash – një vend me magji të veçantë, ku stolitë festive dhe loja unike e dritës dhe e muzikës do të ndriçojnë netët e dimrit. Evente të ndryshme për të gjitha brezat, tregu festiv me ofertën më të mirë të delikatesës dhe punëtoritë krijuese për më të rinjtë, të kombinuara me flladin e lehtë të detit do të krijojnë një atmosferë idilike – perfekte për të kaluar kohën me të dashurit tuaj. Një nga ngjarjet që nuk duhet të humbisni është Shoë Magic – Light, Laser & Music Shoë, një instalacion dramatik që do të ndriçojë qiellin e natës mbi resort për pesë ditë, nga 14 dhjetori deri më 18 dhjetor.

Programi argëtues dhe dekorimet janë zgjedhur për të lënë mbresa dhe për të tërhequr interes. Portonovi do të jetë vendi i një magjie të veçantë, perfekt për fundin e tanishëm dhe fillimin e Vitit të Ri, madje janë marrë në konsideratë edhe detajet më të vogla.

Qoftë një arratisje romantike në çift apo një pushim resorti me shumë breza, pushime mirëqënieje me miqtë, apo një kënaqësi e veçantë për fëmijët, Portonovi si një destinacion i përshtatet në mënyrë të përkryer të gjitha llojeve të udhëtarëve. Mysafirët mund të pushojnë këtë dimër dhe të përjetojnë kohën më të mrekullueshme të vitit me të dashurit e tyre, larg vendeve të mbushura me njerëz dhe zhurmës së qytetit.

Jetesa në destinacionin më ekskluziv në bregdetin e Adriatikut

I gjendur më pak se një orë me makinë nga aeroportet ndërkombëtare në Tivat dhe Dubrovnik, Portonovi mbulon një sipërfaqe prej gati dy kilometrash të zonës bregdetare dhe është njohur gjerësisht si një destinacion ideal për fundjavat e gjata dhe jetën në bregdetin e Adriatikut. Për këtë arsye konsiderohet perfekt si mundësi investimi ashtu edhe për dhënien me qira të pronave të paluajtshme. Një platformë helikopterike private, marina moderne dhe garazh privat janë vetëm disa nga avantazhet e këtij fshati, duke ofruar rehati dhe siguri shtesë. Përveç parqeve të shumta dhe kopshteve magjike, Portonovi ofron një larmishmëri restorantesh dhe baresh, duke ofruar një shumëllojshmëri të gjerë të pjatave lokale dhe mesdhetare.

Brenda fshatit ka butikë dhe studio të stilistëve vendas dhe të njohur botërorë. Përveç kësaj, të gjithë entuziastët e sportit dhe ata që merren me aktivitete kreative dhe fitnesi kanë akses në palestra premium, qendra fitnesi, fusha tenisi dhe pishina të hapura, si dhe në Qendrën Ëellness Chenot Espace me staf profesional, i cili do t’ju trajtime luksoze spa-je.

E ndodhur në hyrje të Gjirit të Kotorrit – e mbrojtur nga UNESCO, Portonovi Marina është në vendndodhjen e përsosur, duke ju lejuar të eksploroni me lehtësi bregdetin mahnitës të bukur të Adriatikut dhe Mesdheut.

Gjiri i Kotorrit, fjordi më jugor në Evropë shpesh përshkruhet si një nga gjiret më të bukur në botë. Malet e larta, që ngrihen nga bregu e bëjnë atë unik dhe e mbrojnë gjirin nga deti i hapur dhe klimat e ftohta në dimër. Kjo zonë, plot me limane të fshehura bregdetare dhe me fshatra të vjetër që e rrethojnë, është e strehuar nga maja të mëdha gëlqerore dhe ideale për të gjithë me një shpirt aventuresk.

Të gjitha rezidencat në fshatin Portonovi të disponueshme për blerje ose me qira janë projektuar nga arkitektë të njohur botërorë, duke përdorur material natyrore dhe stilin mesdhetar, duke i shndërruar në pronat më të lakmuara në Adriatik. Oferta përfshin apartamentet e sofistikuara Marina në bregdet me akses të drejtpërdrejtë në marinë, Sky Villas me apartamente të bollshme nën çati dhe ballkone private në zemër të kompleksit, shtëpi private luksoze One&Only të frymëzuara nga deti i kaltër malazez dhe luginat e smeraldit, dhe fshati Portonovi. Rezidencat që variojnë nga apartamentet në studio deri tek vilat private, me një stil premium, rehati dhe luks.

Sky Villas, apartamente të bollshme të vendosura në bregdet, në zemër të kompleksit, janë mishërimi i jetës së rafinuar në Rivierë. Secila është një vepër unike e artit arkitektonik me nivelin më të lartë të dizajnit, elegancës dhe komoditetit. Brendësia është një përzierje e dizajnit të ngrohtë dhe modern, me hapësira të hapura ideale për shoqërim. Ato janë gjithashtu të zbukuruara me ballkone private që ofrojnë pamje të plotë të Gjirit të Kotorrit, si dhe me pishina të pafundme.

Vendndodhja më ekskluzive në Portonovi është e rezervuar për Marina Apartments, të vendosura pranë bregut me qasje të drejtpërdrejtë në marinë. Me vendndodhje perfekte në qendër të resortit dhe vetëm këto rezidenca gjenden vetëm disa hapa larg restoranteve, kafeneve, bareve dhe dyqaneve, dhe gjithckaje që e bën këtë qyetezë kaq të vecantë.

Rezidencat e fshatit janë një kombinim i mahnitshëm i ndikimeve mesdhetare, veneciane dhe malazeze, duke formuar zonën me një bollëk gjelbërimi dhe lulesh. Këtu ndodhen disa nga rezidencat më të bukura të fshatit, vetëm pak minuta larg detit. Ato variojnë nga apartamentet-studio deri te vilat private, dhe shumë hapësirë ​​të brendshme dhe të jashtme për argëtim, shoqërim dhe relaksim, është ajo që të gjithë kanë të përbashkët.

Për më shumë informacion rreth ngjarjeve të ardhshme, shkruani në [email protected].

Për informacione rreth akomodimit – [email protected].

Për më shumë informacion rreth rezidencave, shkruani në [email protected].



Ju sugjerojmë

“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE
Kryesore

“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE

13 Nëntor, 2025 4:09 pm
Vengu: Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake me Italinë
Aktualitet

Vengu: Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake me Italinë

13 Nëntor, 2025 3:46 pm
Shqipëria dhe Italia firmosin 16 marrëveshje, 8 prej tyre në fushën e mbrojtjes
Aktualitet

Shqipëria dhe Italia firmosin 16 marrëveshje, 8 prej tyre në fushën e mbrojtjes

13 Nëntor, 2025 3:43 pm
Reforma zgjedhore, BE dhe KiE: Zbatoni rekomandimet e OSBE dhe Venecias
Kryesore

Reforma zgjedhore, BE dhe KiE: Zbatoni rekomandimet e OSBE dhe Venecias

13 Nëntor, 2025 3:31 pm
Vodhi 100 mijë portofola kriptovalutash, pranga 38-vjeçarit shqiptar në Greqi
Kronikë

Vodhi 100 mijë portofola kriptovalutash, pranga 38-vjeçarit shqiptar në Greqi

13 Nëntor, 2025 3:02 pm
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK
Aktualitet

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

13 Nëntor, 2025 2:25 pm
Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni
Kryesore

Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni

13 Nëntor, 2025 1:12 pm
“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…
Kryesore

“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…

13 Nëntor, 2025 1:09 pm
SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve
Kronikë

SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve

13 Nëntor, 2025 12:36 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Kryesore

Deputetet e opozitës kërkesë Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

13 Nëntor, 2025 12:34 pm
Para
Akuzat e opozitës për Portin e Durrësit, Rama ironizon nga Vlora: Këta janë gdhë

Akuzat e opozitës për Portin e Durrësit, Rama ironizon nga Vlora: Këta janë gdhë

Nxënësja më e vjetër e shkollës 9-vjeçare në botë vdes në moshën 99-vjeçare

Nxënësja më e vjetër e shkollës 9-vjeçare në botë vdes në moshën 99-vjeçare

Rusia akuzon Ukrainën për ekzekutimin e të burgosurve të luftës

Rusia akuzon Ukrainën për ekzekutimin e të burgosurve të luftës
















TE FUNDIT

“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE

“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE
13 Nëntor, 2025

Në takimin e parë ndërqeveritar Shqipëri–Itali, kryeministri Edi Rama foli në një konferencë të përbashkët me homologen italiane, Giorgia Meloni....

Lexo më shumë

Vengu: Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake me Italinë

Vengu: Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake me Italinë
13 Nëntor, 2025

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zbuloi nga Roma detaje rreth marrëveshjeve që u firmosën sa i përket fushës së mbrojtjes,...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Italia firmosin 16 marrëveshje, 8 prej tyre në fushën e mbrojtjes

Shqipëria dhe Italia firmosin 16 marrëveshje, 8 prej tyre në fushën e mbrojtjes
13 Nëntor, 2025

Shqipëria dhe Italia kanë firmosur sot 16 marrëveshje bashkëpunimi gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Romë. Këto marrëveshje...

Lexo më shumë

Reforma zgjedhore, BE dhe KiE: Zbatoni rekomandimet e OSBE dhe Venecias

Reforma zgjedhore, BE dhe KiE: Zbatoni rekomandimet e OSBE dhe Venecias
13 Nëntor, 2025

Reformë zgjedhore të plotë dhe gjithëpërfshirëse, kërkoi ambasadori i BE në Shqipëri. Silvio Gonzato theksoi se është e nevojshme që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com