Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dita sot u mbyll me tre deklarata të “obobobujshme”

2017/02/23 at 11:07 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Opinion/ Çfarë thotë Lulzim Basha për Ben Blushin dhe partinë e tij

Dita e sotme, e enjte, 23 shkurt, është mbyllur me tre deklarata të forta në lidhje me Qeverinë dhe qeverisjen e vendit. Siç duket, kultivimi dhe trafikimi i drogës, bandat kriminale nga njëra anë, ndërsa nga tjetra kriza politike që ka pllakosur vendin, ka shqetësuar jo vetëm institucionet e vendeve fqinje por edhe trupin diplomatik në vend.

Deklarata e parë është e ambasadorit të OSBE në Tiranë Bernd Borchardt:

Ai tha se në Shqipëri ndodhen në qarkullim dy miliardë euro të përfituara nga droga, që pritet të paguhen për të blerë deputetët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Zoti Bernd Borchardt e bëri këtë deklaratë pak javë pasi ambasadori i SHBA, Donald Lu tha se me këtë politikë të inkriminuar nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Deklarata e dytë është e Franco Robertit, kreu i Anti-Mafias Italiane:

Në një konferencë për mediat në krah të prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, zoti Roberti tha se ka shifra të çmendura për rritjen  e prodhimit  të drogës në Shqipëri; ajo është trefishuar.

Zoti Roberti dha alarmin e rritjes së trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas tij, me interes për të dy vendet është jo vetëm lufta ndaj drogës, por edhe korrupsionit.

“Trafiku i drogës Shqipëri-Itali, në rritje. Interesi i përbashkët mes dy vendeve është të luftojnë jo vetëm drogën, por edhe korrupsionin. Duhet bashkëpunim mes dy vendeve për luftën ndaj krimit. Bisedime për të përmirësuar strategjitë. Shkëmbimi i informacioneve shumë efikas”, tha zoti Roberti.

Deklarata e tretë është bërë nga kreu i opozitës Lulzim Basha në emisionin Opinion, drejtpërsëdrejti nga “Çadra e Lirisë”, ku opozita shqiptare prej 5 ditësh është ngujuar përballë Kryeministrisë me arsyen e garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Basha deklaroi se faktologjia ka treguar se kjo qeveri nuk mund të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme për tre arsye:

E para, inkriminimi i shtetit. Ky kryeministër ka sjellë banditët në zyrat e shtetit dhe në parlamentin shqiptar e bashkitë e vendit. Në institucionet më të rëndësishme, në vend që të kishim njerëz me integritet dhe përfaqësues të popullit, fatkeqësisht, kemi bandit të inkriminuar e të dënuar.

E dyta, kemi një gjeografi të bandave që janë bërë gati për t’i vërsulur votës së lirë. Nga jugu në veri dhe nga lindja në perëndim, qytet më qytet dhe fshat më fshat. Shikoni se çfarë ndodhi në Lezhë para dy ditësh, Arben Ndoka, i larguar gjoja në emër të dekriminalizimit ai sulmon Agustin Markun një ish eksponent të PS-së.

E treta, është droga. Dy miliard euro qarkullojnë para të pista nga kjo praktikë në Shqipëri, tha ambasadori i OSBE-së. Ndërsa vetëm BBC ka treguar se qarkullojnë 5 miliard euro nga droga në vendin tonë. Sot ka një kërcënim real nga droga, e cila është produkt e qeverisjes së inkriminuar.

Këtë e di çdo shqiptar që droga dhe krimi po shkatërrojnë Shqipërinë.

Etiketa: deklaratatdita u mbyllobobobujshmetre

Ju sugjerojmë

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq
-U tha në Opinion

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq

28 Janar, 2026 10:50 pm
Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet
-U tha në Opinion

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet

28 Janar, 2026 10:45 pm
Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg

28 Janar, 2026 10:28 pm
Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”
Bota

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”

28 Janar, 2026 9:51 pm
Aksident në Tepelenë, humb jetën një person
Kronikë

Aksident në Tepelenë, humb jetën një person

28 Janar, 2026 9:24 pm
Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili
Bota

Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili

28 Janar, 2026 7:50 pm
Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë
Bota

Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë

28 Janar, 2026 6:51 pm
Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit
Sport

Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit

28 Janar, 2026 6:48 pm
Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim
Kronikë

Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim

28 Janar, 2026 5:50 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Iranit: Bëni marrëveshje ose do të përballeni me një sulm shumë më të keq

28 Janar, 2026 4:51 pm
Para
Vazja e tyre e vogël qante gjithë ditën pa asnjë arsye, por …

Vazja e tyre e vogël qante gjithë ditën pa asnjë arsye, por ...

Këto gjashtë gjëra mos ia tregoni askujt, ruani si sekret!

Këto gjashtë gjëra mos ia tregoni askujt, ruani si sekret!

Shpikjet e reja për të rënë në peshë

Kujdes me ushqimet e detergjentet: Policia kap dy persona që falsifikonin skadencat në shtëpi

TE FUNDIT

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq
28 Janar, 2026

Vilma Dafilaj, kirurge plastike ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me kujdesin që duhet treguar për ushqimet që konsumojmë,...

Lexo më shumë

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet
28 Janar, 2026

Piktori Helidon Haliti ka rrëfyer në emisionin “Opinion” përvojën e tij personale me mbipeshën dhe se si ka arritur të...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg
28 Janar, 2026

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, për t'i shfuqizuar masën e "arerstit në burg". Beqaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit...

Lexo më shumë

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”
28 Janar, 2026

Kroacia nuk do t’i bashkohet “Bordit të Paqes”, ka njoftuar kryeministri kroat Andrej Plenković. Duke folur për mediat, Plenković tha se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com