Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojnë të gjithë vendin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore.
Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 8°C deri në 29°C.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në de dallgëzim 2 ballë./ Opinion.al