TIRANE- Qindra qytetarë mbeten sot nëpër stacione, pasi rrugët ishin të bllokuara në kryeqytet. Shumë të tjerë gjuanin rrugicat për të shkuar në punë apo aktivitete të tjera të ditës, pasi rrugët kryesore ishin të bllokuara. Shumë fëmijë pritën në shkollë me minuta tëra, pasi furgonët nuk lëviznin për shkak të rrugëve të bllokuara. Sot ishte dita pa makina!
Foto: Veliaj ne Bulevard me biciklete (22 shtator 2015)
Një supershow ky i iniciuar nga kryebashkiaku i ri i Tiranës, Erjon Veliaj. Ministra e deputetë socialistë iu bashkuan kësaj nisme të gjelbërt. Por edhe ambasadori i SHBA Donald Lu u shfaq në Bulevard me biçikletë… por me një detaj shtesë, kasketën në kokë.
Foto: Basha ne Bulevard me biciklete 22 shtator 2014
Edhe Basha pedaloi nje vit me parë, më 22 shtator në “Ditën pa makina”, por na la të njëjtën cilësi ajri.