Gjatë ditës së sotme territori shqiptar do të përfshihet nga një sistem i fuqishëm vranësirash, i cili do të sjellë reshje me intensitet kryesisht mesatar ku në intervale të shkurtra në zona të izoluara do të ketë dhe reshje intensive. Por mbrëmja dhe nata sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit.
Temperaturat e ajrit do të rriten mëngjes, por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 22°C.
Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 75 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 6 ballë./Opinion.al