Dita e sotme do të nisë me një mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat jugore duke gjeneruar shira të dobët dhe të përkohshëm.
Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet zhvillim i vranësirave dukë sjellë reshje shiu në të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pesojnë rritje të lehtë në mëngjes por mesdita do të ruajë vlera kostante të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë maksimale 65 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë./Opinion.al