Sot është Dita Ndërkombëtare e Vajzave, një ditë kjo e krijuar nga Kombet e Bashkuara me qëllim mbështetjen e më shumë se 1.1 miliardë vajza në gjithë botën për tu bërë një forcë e madhe në forcimin e një botë të qëndrueshme.
Kjo ditë ka për qëllim të nxjerr në pah faktin se shumë vajzave nëpër botë i janë prishur ëndrrat e tyre nga dhuna, diskriminimi dhe pabarazia që ekziston.
Më poshtë janë listohen disa të dhëna që tregojnë mbi problemet kryesore me të cilat vajzat përballën çdo ditë.
- Një në 3 vajza në vendet në zhvillim martohet para moshën 18 vjeçare.
- Vajzat e varfra janë 2.5 herë më të predispozuara për tu martuar në fëmijëri sesa vajzat e pasura.
- Martesa e vajzave zakonisht lidhet me përfundimin e shkollës nga ana e saj, gjë e cila e vendos atë në rrezik më të madh për jetën.
- 36 milion vajza që duhet të ishin në fillore nuk e ndjekin dot shkollën. Këto vajza mesatarisht kanë vetëm gjashtë klasë shkollë.
- Të ardhurat e një vajze rriten me 10 deri në 20% për çdo vit shkolle që ajo përfundon.
- Një fëmijë ka 50% më tepër shanse për të jetuar pasi ka mbushur 5 vjeç nëse lind nga një nënë që di të lexojë.