Aktualitet

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, Meta: Të miratohen nisma kundër abuzimeve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:57 - 20/11/21 |
Opi Nion

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Presidenti Ilir Meta, duke u ndalur te ngjarjet e fundit të ndodhura në vend, i bëri thirrje Kuvendit dhe deputetëve që të ndërrmarin nisma konkrete ligjore që  mbrojnë fëmijët shqiptarë nga abuzimi.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, i nxis të gjithë aktorët institucionalë të ndërmarrin nisma konkrete ligjore, që garantojnë për çdo fëmijë shqiptar të drejtën e jetës, si e drejtë e patjetërsueshme, mbrojtjen e shëndetit dhe nga çdo forme abuzimi, edukim dhe arsim cilësor, si dhe një fëmijëri të lumtur dhe të sigurt, për të jetuar të lirë në një shoqëri në paqe, ku mbizotërojnë vlerat më të larta njerëzore dhe kombëtare.

Inkurajoj Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe çdo deputet, për të miratuar nismat e duhura, në veçanti për mbrojtjen dhe parandalimin e abuzimeve dhe krimeve ndaj fëmijëve, duke parashikuar ndëshkimin më të ashpër ligjor. U bëj thirrje institucioneve përgjegjëse të zbatojnë me rigorozitet kuadrin ligjor ne fuqi, duke mundësuar zbatimin e programeve konkrete për garantimin e mirëqenies dhe të një mjedisi të sigurt për çdo fëmijë. Asnjë fëmijë shqiptar nuk meriton të përjetojë ndjenjën e frikës apo më keq akoma, të dhunës.
Është detyra e të gjithëve t’i mbrojmë, që të rriten të shëndetshëm, të sigurt dhe të mirëedukuar. Një fëmijëri e lumtur, është bazë për një shoqëri të shëndoshë dhe plotësisht europiane në të ardhmen!”- shkruan Meta.

Kujtojmë se ditë më parë vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga fqinji i tij, Klodian Çalamani tronditi mbarë opinionin publik./Opinion.al

Pas