Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dita kur Muri i Berlinit u rrёzua

2019/11/09 at 8:35 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Dita kur Muri i Berlinit u rrёzua

Mё 9 Nёntor 1989 mori fund Lufta e Ftohtё globale mes diktaturave dhe demokracive. Liria e rifituar çoi nё afrimin mes Lindjes dhe Perёndimit – por ende nuk janё arritur nivele tё njёjta jetese.


Ai ishte simboli pёr ndarjen e botёs nё Lindje dhe Perёndim, pёr luftёn mes komunizmit dhe kapitalizmit: Muri i ngritur nё Berlnin mё 1961 nga Republika Demokratike e Gjermanisё (RDGJ) e qeverisur nё mёnyrё diktatoriale. Pjesa perёndimore ishte njё zonё 155 km e rrethuar me beton e tela me gjemba, por megjithatё njerёzit nё kёtё zonё mund tё lёviznin anё e mbanё tё lirё. Berlini Perёndimor ishte pra njё ishull i lirisё nё mes tё territorit tё RDGJ-sё komuniste.

Nё tё kundёrt pёr shumicёn e gjermano-lindorёve qё ishin kaq pranё Perёndimit pёr dekada Berlini Perёndimor ishte si toka e ёndёrruar. Kjo ndryshoi rrufeshёm mё 9 Nёntor 1989, pasi nё njё konferencё shtypi tё transmetuar drejtpёrdrejt nё televizion nё Berlinin Lindor u shpall ligji i ri pёr udhёtimet jashtё vendit. Nё bazё tё kёtij ligji do tё lejoheshin edhe udhёtimet nё Perёndim – ligji hynte nё fuqi menjёherё!

Imazhet e njerёzve duke brohoritur nё kalimet e hapura kufitare nё Berlin u pёrhapёn nё mbarё botёn. Ato shёnuan nё mёnyrё emocionuese fundin faktik tё ndarjes gjermane. Njё vit pas kёsaj mё 3 Tetor 1990, vendi i ndarё politikisht pas fundit tё Luftёs sё Dytё Botёrore festoi ribashkimin. Kjo ngjarje historike botёrore u bё e mundur vetёm sepse katёr fuqitё fituese tё luftёs ishin dakord: aleatёt perёndimorё demokratё SHBA, Britania e Madhe dhe Franca nga njёra anё dhe Bashkimi Sovjetik (BRSS) komunist nga ana tjetёr.

Fjalёt magjike “Glasnost” und “Perestroika”

Vendimtare pёr kёto ndryshime ishin lёshimet, qё pati bёrё komunisti reformator Michael Gorbatchov, i cili mori pushtetin nё vitin 1985. I kёtij mendimi ёshtё drejtori i memorialit Muri i Berlinit, Axel Klausmeier . Ai thekson, se politika e hapjes (Glasnost) e Gorbatchovit dhe ajo e rinkonstruktimit (Perestroika) shёnuan shkёputjen prej sё ashtuquajturёs doktrina e Brezhnjevit, qё pёrcaktonte, se vendet europiane tё bashkuara nё “Traktanin e Varshavёs” nuk duhej tё devijonin nga kursi, qё jepte Kremlini.

Klausmeier fundin e kёsaj dogme e pёrshkruan pёrmbledhtas: “Çfarёdo qё tё ndodhё nё shtetet vёlla socialiste, kёto shtete janё vet pёrgjegjёse pёr vetveten”. Ndryshe nga dekadat e mёparshme, sovjetikёt nuk ndёrhynё mё kur nё Poloni, Hungari e nё RDGJ u shtuan lёvizjet pёr reforma. Para erёs sё Gorbatchovit lёvizjet pёr liri nё vendet e Bllokut Lindor ishin mposhtur brutalisht prej BRSS-sё: Mё 1953 nё RDGJ, mё 1956 nё Hungari dhe mё 1968 nё Çekosllovaki.

Polonia jo monopol pushteti

Mbrojtёsit e tё drejtave tё njeriut nё mbarё Europёn Lindore ndiheshin tё inkurajuar pёr tё imponuar edhe nё vendet e tyre Glasnostin dhe Perestroikёn. Nё Poloni nё verёn e vitit 1988 pati kontakte mes udhёheqjes komuniste dhe sindikatave Solidarnost, tё ndaluara zyrtarisht. Njё etapё e rёndёsishme nё kёtё rrugё ishin edhe zgjedhjet parlamentare nё Poloni nё qershor 1989, ku pёr herё tё parё u lejuan edhe kandidatё tё opozitёs. Megjithatё pushtetarёt qё qeverisnin prej dekadash paraprakisht u kujdesёn qё tё fitojnё dy tё tretat e votave.

Edhe nё vende tё tjera u shtuan shenjat pёr njё kthesё. Nё Hungari qeveria nё maj pati nisur tё heqё komplekset e vrojtimit nё kufirin me Austrinё. Nё kёtё mёnyrё u hap rruga drejt lirisё nё kёtё pjesё tё Perdes sё Hekurt. Qindra qytetarёt tё RDGJ-sё pёrmes kёsaj rruge u larguan nga vendi i tyre.

Njёkohёsisht nё verёn e vitit 1989 disa mijёra gjermano-lindorё u strehuan nё ambasadat perёndimore nё vendet e Europёs Lindore. Pakёnaqёsia rritej dita ditёs e bashkё me tё edhe presioni ndaj regjimit tё RDGJ-sё nё Berlinin Lindor. Nga shtatori nё qytetin e panaireve Leipcig çdo tё hёnё dhjetra mijёra qytetarё protestonin nё rrugё. Kulmin e shёnoi marshimi mё 9 tetor, kur dolёn nё rrugё 70.000 vetё duke protestuar paqёsisht pёr tё kёrkuar ndryshimin nё RDGJ.

“Ne kemi fituar”

Sloganet e demonstruesve ishin „Ne jemi populli!” dhe “Jo dhunё!”. Meqёnёse nuk dihej si mund tё reagonte regjimi i RDGJ-sё, frika ishte „jashtёzakonisht e madhe, i kanё pohuar shumё dёshmitarё tё kohёs drejtorit tё Memorialit tё Murit tё Berlinit, Klausmeier. Pёrderisa nuk pati ndёrhyrje kundёr kёsaj demonstrate, edhe opozita pati ndjenjёn, se:„Ne kemi fituar.”

Mё 9 Nёntor mё nё fund arriti pika kulmore: Günter Schabowski, kryetari i Partisё sё Bashkuar Socialiste (SED) nё Berlinin Lindor shpalli ligjin e ri pёr udhёtimet jashtё shtetit. Ai shkaktoi me ose pa dashje me kёtё deklarim rёnien e Murit tё Berlinit. 30 vjet mё pas megjithatё nuk janё kapёrcyer tё gjitha muret mentale. Nё standardet e jetesёs mes Lindjes e Perёndimet ende ka dallime tё mёdha.

Pagat nё landet e reja tё federtarёs, sipas njё raportit tё fundit vjetor mbi stadin e bashkimit tё Gjermanisё, kanё arritur vetёm nё 82 pёrqind tё nivelit perёndimor. Emigracioni dhe rёnia e natalitetit nё landet e reja kanё shkaktuar mungesёn e forcave tё kualifikuara tё punёs dhe plakjen e popullsisё. Ende asnjё sipёrmarrje nga landet lindore nuk ёshtё regjistruar nё indeksin gjerman tё aksioneve DAX-30.

Çfarё mbetet ёshtё kujtimi i revolucionit paqёsor dhe kthesa historike. Presidenti Frank-Walter Steinmeier personalisht e ka falenderuar Michail Gorbatchovin. Nё njё letёr drejtuar ish-presidentit tё BRSS-sё, nobelisti i paqes, Steinmeier shkruan: “Mrekullia e ribashkimit paqёsor nuk do tё kishte qenё e mundur, nёse Ju atёherё nuk do tё kishit marrё vendime tё guximshme dhe njerёzore.” / Marcel Fürstenau- DW



Ju sugjerojmë

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

26 Qershor, 2025 10:28 pm
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
Rajoni

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

26 Qershor, 2025 10:26 pm
Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
-U tha në Opinion

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

26 Qershor, 2025 10:01 pm
“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
-U tha në Opinion

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

26 Qershor, 2025 9:50 pm
Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue
Bota

Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue

26 Qershor, 2025 9:47 pm
Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës
Aktualitet

Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës

26 Qershor, 2025 9:38 pm
Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket
Aktualitet

Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket

26 Qershor, 2025 9:13 pm
Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve
Politikë

Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve

26 Qershor, 2025 8:58 pm
Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik
Bota

Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik

26 Qershor, 2025 8:54 pm
Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër
Bota

Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër

26 Qershor, 2025 8:32 pm
Para
Peshkarexha nxjerr nga deti një trup të dekompozuar

Peshkarexha nxjerr nga deti një trup të dekompozuar

Trump vendos taksë me mallrat e Meksikës

"Trump po vë informatorin në rrezik fizik"

Jehona e komenteve të Macronit në Evropën Lindore

Jehona e komenteve të Macronit në Evropën Lindore
















TE FUNDIT

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
26 Qershor, 2025

Samitin e NATO-s, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e përdori për të përcjellë një mesazh të qartë: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit...

Lexo më shumë

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
26 Qershor, 2025

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani,...

Lexo më shumë

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
26 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan po diskutohet çmimi i apartamenteve në Tiranë dhe në bregdet. Pjesë...

Lexo më shumë

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
26 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, më 25 qershor”, në kryeqytet, ku një makinë përplasi dy monopatinë. Si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com