Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dita Kombëtare e Drejtësisë, Meta: Pa Gjykatën Kushtetuese është e…

2020/05/10 at 11:32 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dita Kombëtare e Drejtësisë, Meta: Pa Gjykatën Kushtetuese është e…

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ka kujtuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se 10 Maji i Ditës së Drejtësisë nuk është i plotë, kur mungesa e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese po pamundëson mekanizmin kryesor për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.

Ndër të tjera, Presidenti shkruan se; “duhet të vazhdojmë të mbrojmë edhe me më shumë forcë dhe vullnet, parimet kushtetuese për një gjyqësor të pavarur dhe funksional që meriton secili qytetar, nën frymën e Kushtetutës së miratuar prej tyre me referendum që prej datës 22 Nëntor 1998.”

Postimi i Metës

“Çdo pune që rrezon të dréjtat` é ropit tue prure ndalim në jétë, në liri dhé në kamjé të tija është faj. Fajet janë të ndaluara nga Qévérria q`është e detyruar të ruaje jétene, lirinë dhé kamjén e`çdo njériut”.

Sot kujtojmë Ditën Kombëtare të Drejtësisë, me këto rreshta të parathënies së “Kanonit të Zhurisë”, të miratuar nga qeveria e Ismail Qemalit në 10 Maj 1913. Ky ishte akti i parë pas shpalljes së Pavarësisë që përcaktoi organizimin dhe funksionimin e gjykatave në sistemin gjyqësor shqiptar. 

Thjeshtësia, qartësia dhe pavarësisa që garantohej në atë akt të parë për organizimin e gjykatave, sot, në këtë ditë të shënuar të drejtësisë shqiptare, duhet të na bëjë të reflektojmë me forcë mbi rëndësinë që ka funksionimi i plotë, i pandërprerë, i pavarur dhe i paanshëm i gjithë sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Sot, kur mungesa e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese po pamundëson mekanizmin kryesor për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, 10 Maji i Ditës së Drejtësisë nuk është i plotë.

Sot, 107 vjet pas “Kanonit të Zhurisë”, duhet të vazhdojmë të mbrojmë edhe me më shumë forcë dhe vullnet, parimet kushtetuese për një gjyqësor të pavarur dhe funksional që meriton secili qytetar, nën frymën e Kushtetutës së miratuar prej tyre me referendum që prej datës 22 Nëntor 1998. 

Një urim i veçantë edhe për Komisionin e Venecias që pikërisht sot, në të njëjtën ditë, feston 30 vjetorin e krijimit të tij. Në këtë ditë të shënuar më lejoni të veçoj një pjesë nga deklarata e Presidentit të Komisionit të Venecias, zotit Gianni Buquicchio dhënë me rastin e 30-vjetorit të këtij organizmi.

“… Pavarësisht këtij suksesi, mbeten ende shumë sfida dhe kriza aktuale Covid-19 na kujton se progresi nuk është kurrë i pakthyeshëm. Ne duhet të mbrojmë demokracinë pluraliste dhe të parandalojmë degjenerimin e saj në një regjim autoritar, ku fituesi i merr të gjitha. Sipas mendimit tim, Komisioni është i nevojshëm tani më shumë se kurrë më parë, për të mbrojtur dhe promovuar, në partneritet me organet e Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian:

  • Respektimin e shtetit të së drejtës dhe, veçanërisht, pavarësinë e gjyqësorit;
    • Kontrollet dhe balancat brenda një sistemi demokratik funksional;
    • Zgjedhje të lira dhe të ndershme;
    • Respektimi i të drejtave të njeriut, përfshirë edhe në situatat emergjente.”.

https://www.venice.coe.int/ëebforms/events/?id=2928

Gëzuar Ditën e Drejtësisë Shqipëri!
Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë!/ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

16 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
Bota

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

16 Dhjetor, 2025 9:31 pm
Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
Bota

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

16 Dhjetor, 2025 8:49 pm
Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
Bota

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

16 Dhjetor, 2025 8:24 pm
Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
Politikë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

16 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Tapizë-Fushë Krujë, shoferi 19-vjeçar përplas këmbësorin

16 Dhjetor, 2025 7:45 pm
Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun
Aktualitet

Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 7:42 pm
Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi
Bota

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi

16 Dhjetor, 2025 6:38 pm
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Aktualitet

Kur do mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 6:20 pm
PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe
Sport

PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe

16 Dhjetor, 2025 5:37 pm
Para
30 qershori, PD raport OSBE/ODIHR-it: Shqipëria po kthehet në një…

"Në Ministrinë e Shëndetësisë janë djegur dokumente", PD publikon provat

COVID/ Spanja regjistron shifrën më të ulët të viktimave që prej 18 marsit

COVID/ Spanja regjistron shifrën më të ulët të viktimave që prej 18 marsit

Kontakt me një person të infektuar me COVID-19, vetëizolohet Anthony Fauci

Kontakt me një person të infektuar me COVID-19, vetëizolohet Anthony Fauci

TE FUNDIT

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
16 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” gazetari Armand Shkullaku ka folur në lidhje me hetimet që po kryen SPAK. për AKSHI-n dhe për...

Lexo më shumë

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
16 Dhjetor, 2025

Shërbimet e sigurisë në Poloni kanë ndaluar një student të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist, njoftoi të martën...

Lexo më shumë

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
16 Dhjetor, 2025

Më 2023 një dhurues në një bankë sperme daneze u zbulua si bartës i një mutacioni gjenetik që mund të...

Lexo më shumë

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
16 Dhjetor, 2025

Është krijuar komisioni ndërkombëtar për dëmshpërblimin e dëmeve të luftës ndaj Ukrainës: konventa themeluese, e promovuar nga Këshilli i Evropës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com