Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dita e Verës/ Mos guxoni nesër të merrni makinën. Ja çfarë ndodh pranë çadrës

2017/03/13 at 10:18 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dita e Verës/ Mos guxoni nesër të merrni makinën. Ja çfarë ndodh pranë çadrës

Një sërë rrugësh janë të bllokuara nesër për Ditën e Verës. Bashkia e Tiranës e cila organizon aktivitetet ka njoftuar për bllokimin e disa akse që rrezikojnë të paralizojnë gjithë trafikun në Tiranë dhe sidomos ndryshimin e itenerarit të urbanëve.

Edhe pse në Bulevard është vendosur një çadër proteste nga opozita prej 23 ditësh, Bashkia thotë se nesër Bulevardi do të jetë i qytetarëve, pasi fare pranë çadrës do të ketë koncerte, konkretisht përballë parkut Rinia dhe në Sheshin Nënë Tereza.

Nis nga nga mesnata e ditës së sotme, ora 00:00 do të jetë i bllokuar për mjetet Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Hotel Dajtit deri te korpusi i ministrive.

Po ashtu, do te kufizohet qarkullimi edhe ne Rr. Pjetër Bogdani segmenti Vaso Pasha – Ibrahim Rugova, në Rr. Brigada VIII segmenti Vaso Pasha – Ibrahim Rugova dhe Sheshi Nënë Tereza.

Sipas Bashkisë, festa do të nisë në orën 09:00 me inaugurimin e Pazarit të Ri. Në këtë zonë, do të organizohet Këndi i Fëmijëve te Pikturës, koncerti i Ansamblit të Operas dhe Baletit, ndërsa pasdite do të ketë muzikë live.

Koncerti i madh festiv që do të organizohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Parkut Rinia në orën 11:00, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur shqiptarë, Alban Skënderaj, Marsela Çibukaj, Klajdi Haruni & Bruno.

Lojëra, argëtime, panairi i biznesit, karnavalet, Bienalja e Akuarelit me 400 artistë të huaj dhe super street party janë disa prej aktivitetet që do të zhvillohen në Tiranë më 14 mars.

Axhenda e aktiviteteve të Organizuara nga Bashkia e Tiranës

PAZARI I RI

1. Përurimi i Pazarit të Ri – Ora 09:00
2. Aktivitete për fëmijë dhe të rritur. Ora 10:00-13:00
-Këndi i Fëmijëve Piktor
-Numra Baleti klasik për fëmijë
-Këngëtar të muzikës së lehte moderne
-Instrumentistë
-Këngëtar të muzikës folk
3. Teatri i Operas dhe Baletit- Performancë Ansambli i Fëmijëve dhe të Rriturit- Ora 12:35-13:00
4. Koncert Live te Pazari I Ri: Ora 19:00-22:00
-Kuartet Harqesh
-Marsela Çibukaj
-Lindi Islami dhe Venera Lumani
-DJ

BULEVARDI DËSHMORËT E KOMBIT

1. 2400 të rinj dhe qytetarë në një Flash Mob të dancit sportiv- ( Bulevardi nga Ministria e Brendshme deri në fillim të ish-Hotel Dajtit) Ora 10:00.
2. Koncert Vodafone me këngëtarë komercial- Përballë ish Hotel Dajtit. Në mes te Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” Ora 11:00
3.Ministria e Brendshme, Panairi i Policisë, : Tek sheshi që përfshin nga Ministria e Brendshme deri në fund të Galerisë se Arteve (pjesa ku kufizohet me Hotel Dajtin).
4.Cirku Kombëtar- Lulishtja tek sheshi “Skënderbej”, ora 11:00-12:00
5. Këndi i lojërave për fëmijë Vodafone ( Ad.sheshi i gjelbër tek Taiëan)
6. Aktivitete sportive me fëmijë- Midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Parkut Rinia.
7. Panairi i shkollave profesionale.

BLLOK

1.Street Party 2017 Koncert Telekom
Skena 1-( Rr.Pjetër Bogdani skenë e vendosur tek Coko Bar me pamje nga Ëhiskey Bar) Ora 12:00- 00:00
Skena 2- ( Rr.Brigada VIII, skenë e vendosur në krah të Pepper Longue me pamje nga Sky Toëer) Ora 12:00-00:00
2. Vodafone Koncert me DJ- Trotuari në krah të dyqanit Vodafone. Ora 15:00-00:00

SHESHI NËNË TEREZA

1.Summer On Koncert ( Ad.Kolonat,sheshi “Italia”) Ora 11:00- 00:00
2.Panairi i Biznesit.

PIRAMIDA

1.VIZart, Bienalja e 2-të Ndërkombëtare e Akuarelit Ora 10:00

LIQENI ARTIFICIAL

1.Aktivitete me fëmijët e sporte.
2. Dj Muzike në Parkun e Liqenit Artificial ( Ad.Tek aneksi i digës)
3. Në liqen për argëtim , ( Varka, skaf,kanoe, për demostrim nga profesionistët) Ora 10:00
4. Në hapësirat e Parkut. ( Këndi i piktorëve,oaz i lojërave për fëmijë,aktivitete në fushat e sportit,kënd fotografish,libraria e liqenit të hapur,kënd i barbekysë,panairi i artizanëve) Ora 10:00 dhe në vazhdim.
5. Koncert Festiv – Skena e Amfiteatrit, Ora 11:00
6. Parada me veshje karnavalesh- (Nisja nga fundi i digës-finishi kryqëzimi i digës.) Ora 12:00
7. Teatri i Kukullave- Liqeni Artificial
8. Tirana Art Fest – ( Ad. Skena e amfiteatrit te Liqeni ) Ora 15:00

Etiketa: çadradita e veresfestaprotestarruge te bllokuara

Ju sugjerojmë

BE finalizon marrëveshjen për ndalimin e importit të gazit rus deri në vitin 2027
Bota

BE finalizon marrëveshjen për ndalimin e importit të gazit rus deri në vitin 2027

3 Dhjetor, 2025 10:32 am
Akuzohet për korrupsion me financimet e BE për diplomatët e rinj, lirohet Mogherini
Bota

Akuzohet për korrupsion me financimet e BE për diplomatët e rinj, lirohet Mogherini

3 Dhjetor, 2025 10:30 am
Lista serbe u refuzua të marrë pjesë në zgjedhje,reagon ambasada e SHBA në Prishtinë
Kryesore

Lista serbe u refuzua të marrë pjesë në zgjedhje,reagon ambasada e SHBA në Prishtinë

3 Dhjetor, 2025 10:27 am
Globe/ 2–14 Dhjetor, bli një produkt dhe për atë vlerë merr dhuratë ç’të duash
Aktualitet

Globe/ 2–14 Dhjetor, bli një produkt dhe për atë vlerë merr dhuratë ç’të duash

3 Dhjetor, 2025 10:17 am
Arrestohet një tjetër i dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan
Kronikë

Arrestohet një tjetër i dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan

3 Dhjetor, 2025 9:57 am
Vidhte makina në Durrës e Dibër dhe ia shiste bandave kriminale, pranga 21-vjeçarit
Kronikë

Vidhte makina në Durrës e Dibër dhe ia shiste bandave kriminale, pranga 21-vjeçarit

3 Dhjetor, 2025 9:53 am
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Trump: Kam zgjidhur tetë luftëra, në Ukrainë do të jetë e nënta

3 Dhjetor, 2025 8:50 am
Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025

3 Dhjetor, 2025 8:42 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 3 dhjetor 2025

3 Dhjetor, 2025 8:38 am
SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
Bota

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

2 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Para
Katër ministrat e rinj të Qeverisë “Rama”

Katër ministrat e rinj të Qeverisë "Rama"

Foto/ As tatuazhi i murgut tajlandez nuk e shpëtoi dot martesën e Jolie-Pitt

Foto/ As tatuazhi i murgut tajlandez nuk e shpëtoi dot martesën e Jolie-Pitt

Profil artisti – Renuar Locaj

Profil artisti - Renuar Locaj

TE FUNDIT

BE finalizon marrëveshjen për ndalimin e importit të gazit rus deri në vitin 2027

BE finalizon marrëveshjen për ndalimin e importit të gazit rus deri në vitin 2027
3 Dhjetor, 2025

Këshilli Evropian tha të mërkurën se arriti një marrëveshje me Parlamentin Evropian për heqjen graduale të importeve të gazit rus...

Lexo më shumë

Akuzohet për korrupsion me financimet e BE për diplomatët e rinj, lirohet Mogherini

Akuzohet për korrupsion me financimet e BE për diplomatët e rinj, lirohet Mogherini
3 Dhjetor, 2025

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini u lirua gjatë natës pasi u mor në pyetje...

Lexo më shumë

Lista serbe u refuzua të marrë pjesë në zgjedhje,reagon ambasada e SHBA në Prishtinë

Lista serbe u refuzua të marrë pjesë në zgjedhje,reagon ambasada e SHBA në Prishtinë
3 Dhjetor, 2025

Përpjekjet e VV-së për ta bllokuar certifikimin që Lista Srpska të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë shkurtpamëse dhe...

Lexo më shumë

Globe/ 2–14 Dhjetor, bli një produkt dhe për atë vlerë merr dhuratë ç’të duash

Globe/ 2–14 Dhjetor, bli një produkt dhe për atë vlerë merr dhuratë ç’të duash
3 Dhjetor, 2025

Globe sjell ofertën më unike të fundvitit: Bli një produkt dhe për atë vlerë merr DHURATË ç’të duash & sa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com