Fillimi i kësaj jave e sidomos dita e hënë në Shqipëri pritet që të shënojë temperatura shumë të larta, të cilat në mesditë do të arrijnë 40-42 gradë Celsius.
Ndërkohë në ditët në vijim sipas sinoptikanëve pritet tërheqja e masat ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut me temperaturat e mesditës të cilat do të zbresin në vlerat e tyre normale për periudhën në të cilën ndodhemi.
Mjekët bëjnë thirrje që në këto ditë me valë të nxehti fëmijët dhe të moshuarit të qëndrojnë në shtëpi duke shmangur diellin në orët e pikut.
Moti i kthjellët do të jetë prezent edhe në vijim, megjithatë nga e mërkura e më pas pritet një ulje e temperaturave./Opinion.al/