Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, u shpreh se ajo është shembull i fuqisë së shpirtit dhe besimit.
Begaj, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Nënë Terza ka kaluar një jetë në shërbim të të vuajturve.
Kreu i Shtetit thekson se mësimet e saj mbeten frymëzim për cdo shqiptar dhe mbarë njerëzimin.
“Sot kremtojmë ditën kushtuar bijës së shenjtë shqiptare, Nënë Terezës, shembull i fuqisë së shpirtit dhe besimit, me një jetë të kaluar në dedikim e shërbim ndaj të vuajturve.
Mësimet e saj mbeten frymëzim për cdo shqiptar dhe mbarë njerëzimin”, shkruan presidenti Begaj.