Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dita e Rinisë/ Berisha: Rinia ka një mijë arsye për të hedhur qeverinë në Lanë

2017/12/08 at 11:56 AM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-kryeministri Berisha zbulon 4 arsyet pse u fiken kamerat në ngjarjen e Elbasanit

Ish-kryeministri Sali Berisha të premten gjatë një takimi me të rinjtë e FRPD-së, në Ditën e Rinisë, është shprehur se vendi ynë ndodhet në një gjendje të keqe, si pasojë e krijimit të narko-shtetit.


Berisha bëri me dije se qeveria Rama ka krijuar narkoshtetin, mos arrestimi i ish-ministrit Tahiri është një e dhënë e rëndësishme se ai është krijuar tashmë.

Ai tha se të gjithë pyesin nëse kryeministri Edi Rama është i përfshirë në këtë trafik, por mos arrestimi i Tahirit dhe përfshirja e vëllait Olsi është fakt që në vend është krijuar narkoshteti.

Duke iu drejtuar të rinjve në sallë, Berisha theksoi se për të hedhur këtë qeveri në Lanë e lidhur ngushtësisht me trafikun e kanabisit, mjafton vetëm guximi juaj.

Berisha u shpreh se rinia shqiptare ka mijëra arsye për t’u ngritur kundra narkoshtetit, ndërsa është i bindur se të rinjtë janë shumë më shumë se sa ishin sot në sallë, por do mjaftonte vetëm këta që ishin në sallë për të hedhur qeverinë në lanë.

Ish-kryeministri pyeti se në çfarë pike është vendi sot pas 27 vitesh, ndërsa theksoi se çdo ditë mediat e huaja flasin vetëm për kronikën e zezë në lidhje me Shqipërinë.

Ai tregoi se ato e skicojnë vendin një Kanabistan, apo Shqipëria një gangrenë kanabisi në zemër të Europës.

Sipas tij, në vend është krijuar narko-shteti, pasi ish-ministri dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit ende nuk janë dënuar për lidhjet e tyre me organizatat kriminale të trafikut të drogës.

Berishta tha se Dita e Rinisë ka një mesazh të madh në vetvete: guximin! Askush nuk duhët të harrojë, se gjithmonë fiton ai që guxon. Bashkëmoshatarët tuaj 27 vite më parë ishin trima, u rrahën dhe u gjakosën për t’i dhënë vendit të tyre lirinë.

Më tej, ish-kryeministri Berisha ka rrëfyer disa momente tmerri nga vitet e tij të rinisë, duke treguar se kur ishte student, kishte parë personalisht trupat e vrarë të atyre personave që quheshin diversantë dhe reklamoheshin pranë shkollave për të mbjellë terror tek të rinjtë.

Berisha tha të rinjve se 27 vjet më parë, bashkëmoshatarët tuaj u ngritën mbi frikën, dhunën dhe terrorin, ndërsa u përballën në këtë qytet të bekuar në rrugët dhe sheshet e Tiranës me diktaturën më të egër që Europa kishte njohur.

“Ju e keni parë videon që qarkulloi se tre katër ushtarë të Koresë së Veriut ekzekutuan bashkëmoshatarin e tyre se po arratisej, po ecte drejt hapësirës së lirisë, në Shqipërinë e virteve 90 ishin ekzekutuar me regjistër të MB 96 bashkëmoshatarë, që pasi u hoq neni për arratinë u nisën të gjenin botën e lirë. Akoma më makabër, trupat e disa prej tyre zvarriteshin në Korcë, Gjirokastër, Sarandë dhe Shkodër për të mbjellë terror kudo”,- u shpreh Berisha.

 

 

 

 

Etiketa: berishadita e rinisenarko-shtetiqeveria te hidhe ne lane


Ju sugjerojmë

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën
Kryesore

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

26 Dhjetor, 2025 12:27 pm
Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Socialistët po pengojnë drejtësinë
Kryesore

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Socialistët po pengojnë drejtësinë

26 Dhjetor, 2025 12:25 pm
E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri
Bota

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri

26 Dhjetor, 2025 8:04 am
Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025

26 Dhjetor, 2025 8:00 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

26 Dhjetor, 2025 7:58 am
Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura
Aktualitet

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

25 Dhjetor, 2025 8:50 pm
Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë
Aktualitet

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë

25 Dhjetor, 2025 2:04 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Qëllohet me thikë një person në Tiranë

25 Dhjetor, 2025 1:52 pm
Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim
Aktualitet

Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim

25 Dhjetor, 2025 12:57 pm
Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër
Kronikë

Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

25 Dhjetor, 2025 10:29 am
Para
Edhe ushqime edhe produkte kozmetike

Tre mënyra si mund të dallojmë vezët nëse janë nga pula të sëmura

Kush fshihet pas stilit të Lindës, Monikës, Lirisë e Ajolës? Sapo kemi zbuluar se ku vishen zonjat

Kush fshihet pas stilit të Lindës, Monikës, Lirisë e Ajolës? Sapo kemi zbuluar se ku vishen zonjat

Mblidhet Komiteti i Emergjencave, Xhafa: Të nisin hetimet për subjektet që kanë thyer ligjin

Incident gjatë fjalës së Ramës; pritet me fishkëllima në Panairin e Sportit
















TE FUNDIT

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën
26 Dhjetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me qytetarët dhe simpatizantët në Manëz. Ai foli për...

Lexo më shumë

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Socialistët po pengojnë drejtësinë

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Socialistët po pengojnë drejtësinë
26 Dhjetor, 2025

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gazment Bardhi, tha se socialistët po përpiqen të pengojnë drejtësinë për të luftuar korrupsionin, duke...

Lexo më shumë

Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë
26 Dhjetor, 2025

Ish-aktori i njohur i Nickelodeon, Tylor Chase, është shtruar në një spital në Kaliforninë Jugore, pasi miq, familjarë dhe ish-kolegë...

Lexo më shumë

Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg

Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg
26 Dhjetor, 2025

Një gjykatë në Rusi ka dënuar me gjashtë vjet burg liderin e opozitës Sergei Udaltsov, një kritik i njohur i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com