Sot Shtetet e Bashkuara festojnë 249-vjetorin e Pavarësisë.
Me rastin e 4 Korrikut, Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh urimi në rrjetet sociale, duke përkujtuar themelimin e vendit dhe vlerat mbi të cilat u ndërtua.
Postimi i ambasadës amerikane:
“Me një fletë të vetme pergameni dhe 56 nënshkrime, Amerika nisi udhëtimin më të madh politik në historinë e njerëzimit.”
Ambasada i uron qytetarëve amerikanë dhe miqve të SHBA:
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë së 249-të të SHBA!”