Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka uruar ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim është shprehur se më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi, duke e shpallur të pavarur nga Perandoria Osmane.
Yuri Kim ka dëshiruar jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit dhe Skënderbeut.
“Më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin #kuqezi, duke e shpallur të pavarur nga Perandoria Osmane. Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur! Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit & Skënderbeut! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, miq të dashur shqiptarë!”, ka shkruar ambasadorja e SHBA.
Po ashtu dhe ambasadori i Bashkimit evropian në Shqipëri Luigi Soreca ka përcjellë urime në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Soreca shkruan në rrjetet sociale se në këtë ditë të shënuar për shqiptarët ne zgjedhim të bëjmë nderime për jetët e humbura nga Covid. Ndër të tjera ambasadori thekson se BE do të jetë pranë shqiptarëve në çdo sfidë.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Këtë vit ne u bëjmë nderime shqiptarëve që humbën betejën e tyre kundër COVID19 dhe sakrificës së mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që janë në vijën e frontit çdo ditë. BE qëndron pranë shqiptarëve. # Më të fortë së bashku,”-shkruan Soreca./ Opinion.al