Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dita e pakënaqësive/ Kejdi Mehmetaj: Politika më ka zhgënjyer. Studentët kanë të drejtë

2015/11/25 at 9:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dita e pakënaqësive/ Kejdi Mehmetaj: Politika më ka zhgënjyer. Studentët kanë të drejtë

Ndonëse prej dy vitesh ka marrë mandatin si deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj është e zhgënjyer nga politika shqiptare. Deputetja 22-vjeçare, më e reja ndër ligjvënësit shqiptarë, thotë në një intervistë për Report Tv se edhe pse e njeh politikën shqiptare prej 8 vitesh si aktiviste e LSI-së, ajo nuk është aq e pastër saç predikohet në media.


“Në janar unë bëj 8 vite si aktiviste e politikës dhe duke u rritur pjek mendimet e tua. Nuk ka qenë në ëndrrat e mia që të bëhesha deputete  në një moshë kaq të re. Ka pas raste që jam  zhgënjyer qoftë me politikën aktive, mënyrën si diskutohet në parlament, por këtë e prisja se e dija që nuk është kaq e thjeshtë.

Unë jam zhgënjyer për burokracitë që duhet të kalosh nëpër dyert e insitucioneve. Predikohet ajo që është e pastër dhe e drejtë në media dhe kur bën punën konkrete aty kupton që luhen gjëra që nuk janë në interes të qytetarëve. Është për të ardhur keq që në parlament dëgjojmë vetëm akuza, ” thotë ajo.

Si një studente e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Politeknikut në Tiranë, Mehmetaj nuk kishte si të mos ndalej tek Reforma e Arsimit, dhe në veçanti tek Ligji për Arsimin e Lartë.

Deputetja e mbështet reformën në arsim, por thotë se nuk duhet të ngatërrohet me reformën ekonomike duke rënduar xhepat e studentëve, ndërsa sjell në vëmendje nevojën e ndërhyrjes në infrastrukturën e institucioneve arsimore, duke u ndalur tek rasti i konvikteve në Universitetin Bujqësor në Kamëz, ku siç e cilëson ajo “studentët jetojnë aty në kushte jonjerëzore.

“Konviktet në universitetin Bujqësor në Kamëz, janë për të vënë duart në kokë. 12 mijë studentë jetojnë në kushte jo njerëzore. minimumi që duhet të bëjmë është t’u sigurojmë kushtet për të jetuar denjësisht”, shprehet Mehmetaj.

Po ashtu nevojë për ndërhyrje emergjente sipas saj ka edhe në Universitetin e Mjekësisë, ku studentët vuajnë çdo ditë mungesën e klasave dhe madje edhe të bankave. “Mjekët e ardhshëm shqiptarë shkruajë në këmbë, nuk kanë ku të ulen” tregon ajo.

Sa i përket Ligjit të Arsimit të Lartë, Mehmetaj e cilësoi si shumë të vonuar pasi në një kohë kur ligji pritet të implementohet në vitin 2016, ende nuk janë miratuar aktet nënligjore.

Protestat e studentëve mbi ligjin në fjalë, deputetja 22-vjeçare, i cilësoi të drejta, duke shtuar se “ato protesta duhet të na kthejnë vëmendjen ndaj arsimit”. Mehmetaj komentoi po ashtu edhe miratimin e buxhetit për vitin 2016 në arsim prej 3.39%, duke e quajtur të pamjaftueshëm në krahasim me nevojat e arsimit në  vend. (Shqiptarja.com)

 

 



Ju sugjerojmë

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Para
Champion League/ Pjesët e para, fiton Juventus. Nuk ka surpriza

Champion League/ Pjesët e para, fiton Juventus. Nuk ka surpriza

Turqia përgatitet për sulme. Avionët bombardues fluturojnë drejt kufirit.

Turqia përgatitet për sulme. Avionët bombardues fluturojnë drejt kufirit.

Merkel i përgjigjet Francës: ISIS nuk luftohet me fjalë. Gjermania zyrtarisht në luftë kundër terrorizmit

Merkel i përgjigjet Francës: ISIS nuk luftohet me fjalë. Gjermania zyrtarisht në luftë kundër terrorizmit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
8 Qershor, 2025

Mes fokusit intensiv në përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ulur importet e gazit dhe naftës ruse gjatë viteve të...

Lexo më shumë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com