Përfaqësuesit e OSBE në Shqipëri kanë reaguar ditën e sotme në kuadër të ditës ndërkombëtare të Lirisë së Medias.
Nëpërmjet një stuatusi në “Twitter”, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco dhe ajo e Suedisë, Elsa Hastad kanë shkruar se të jesh gazetar ditën e sotme është e rrezikshme sepse këta të fundit janë të ekspozuar ndaj rreziqeve.
Ndërkohë që ambasadorët u bëjnë thirrje të gjithë qeverive që të angazhohen në ruajtjen e sigurisë së gazetarëve.
“Është e rrezikshme të jesh gazetar në kohët e sotme. Gazetaret janë më të ekspozuara ndaj ngacmimeve. Media e sigurt është oksigjen për çdo demokraci. Të gjitha qeveritë duhet të garantojnë sigurinë e gazetarëve. Në Shqipëri, ne punojmë çdo ditë për këtë”, thanë ata./Opinion.al