Miliona votues në 21 shtete të Bashkimit Evropian votuan ditën e sotme, e cila shënon ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.
Gjermania, Franca, Italia, Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Hungaria, janë në mesin e shteteve, që sot votuan përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian prej 751 vendesh.
Holanda, Britania e Madhe, Irlanda, Letonia, Malta, Sllovakia dhe Republika Çeke, kanë votuar më herët pasi në këto vende e diela nuk është dita tradicionale e zgjedhjeve.
Rezultatet paraprake pritet të dalin sonte pasi të përfundojnë votimet në të gjitha shtetet, ndërkaq sondazhet sugjerojnë se partitë e ekstremit të djathtë, populistët euro-skeptikë nuk do të kenë rezultate të mira, ashtu siç kishin parashikuar disa vëzhgues.
Sipas sondazheve populistët e krahut të djathtë dhe kundërshtarët e BE-së mund të marrin 20 deri 23 përqind të vendeve në parlamentin e ri, shifër kjo e pamjaftueshme për të marrë pushtetin./Opinion.al