Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dita e fundit e pyetjeve në gjyqin për shkarkimin e Presidentit Trump

2020/01/30 at 4:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dita e fundit e pyetjeve në gjyqin për shkarkimin e Presidentit Trump

E enjtja është dita e fundit kur senatorët amerikanë do t’u bëjnë pyetje ekipit të avokatëve mbrojtës të Presidentit dhe ligjvënësve demokratë në rolin e prokurorëve në çështjen për shkarkimin e tij, ndërkohë që ende nuk është vendosur nëse do të lejohen dëshmitarë.


Se sa shpejt mbyllet procesi do të varet nga fakti nëse shumica republikane do ta miratojë kërkesën e demokratëve për të dëgjuiar dëshmitë e zyrtarëve kyçë të administratës. Kjo çështje mbizotëroi në seancën e parë të pyetjeve të mërkurën, gjatë së cilës senatorët dorëzuan pyetje me shkrim.

Në qendër të vëmendjes ishte John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, që ka shkruar në një libër ende të pabotuar se Trump i tha i kishte thënë se po e bllokonte ndihmën ushtarake prej 391 milionë dollarësh për Ukrainën, deri kur Presidenti Volodymyr Zelenskiy të shpallte publikisht nje hetim për korrupsion ndaj rivalit të tij demokrat, Joe Biden.

Demokratët këmbëngulin se Bolton dhe të tjerë duhet të thirren si dëshmitarë. Shumë republikanë, që thonë se zoti Trump nuk bëri asgjë të gabuar kur ngriu ndihmën për Ukrainën, nuk duan as thirrjen e zotit Bolton dhe të tjerëve si dëshmitarë, as që të paraqiten prova të tjera.

Por disa republikanë, si senatori Mitt Romney, e mbështesin thirrjen e demokratëve.

“John Bolton për shembull, mund të jetë në gjendje të na thotë me saktësi se kur u mor vendimi për t’i dhënë ndihmë të menjëherëshme Ukrainës, dhe cila ishte logjika e presidentit në atë moment. Këto janë pyetje për të cilat deri tani nuk kemi pasur përgjigje dhe unë do të doja t’i dëgjoja këto përgjigje”, tha ai.

Por nuk është e qartë nëse do të ketë mbështetje të mjaftueshme republikane për thirrjen e dëshmitarëve, kur të mbahet votimi i pritshëm të premten.

Demokratët thonë se thirrja ose jo e dëshmitarëve përcakton se sa i paanshëm është gjyqi.

“Para se të votohet nëse ka ose jo fajësi, do të votohet nëse ky është gjyq apo farsë”, tha senatori demokrat Tim Caine.

Faza e pyetjeve në gjyqin për shkarkim u kthye në debat për të lejuar ose jo dëshmitarë. Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts lexoi pyetjet e senatorëve.

“A është e mundur që Senati të marrë një vendim plotësisht të informuar për këtë çështje, pa dëgjuar dëshmi nga Bolton, Mulvaney dhe dëshmitarë të tjerë kyç ose pa parë prova të rëndësishme në formë dokumentash?”

“Përgjigjia e shkurtër është ‘jo’, është absolutisht e pamundur të kesh një gjyq të drejtë pa dëshmitarë”, tha ligjënësi demokrat, Adam Schiff.

Por palët patën edhe mundësinë që të argumentojnë kundër shkarkimit…

“Nëse presidenti bën diçka, që ai mendon se do ta ndihmojë të zgjidhet, në interest të publikut, kjo nuk mund të konsiderohet një këmbim që meriton shkarkimin”, tha avokati i Presidentit, Alan Dershowitz.

…dhe pro tij.

“Nëse ndjek prirjen e presidentit në sjellje dhe në komente, do të shohësh një president që e identifikon veten me shtetin”, tha ligjvënësi Schiff.

Senati do të vendosë nëse do ta shpallë presidentin Trump fajtor dhe nëse do ta shkarkojë, për dy akuza: abuzim me pushtetin dhe pengim të Kongresit.

Etiketa: donald trump


Ju sugjerojmë

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
Bota

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

2 Nëntor, 2025 11:03 pm
Auto-Skicë
Bota

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

2 Nëntor, 2025 9:58 pm
Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
Bota

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

2 Nëntor, 2025 8:21 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

2 Nëntor, 2025 3:33 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
Kronikë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

2 Nëntor, 2025 2:43 pm
Para
Eurodeputeti grek gris flamurin turk në PE, reagon ashpër ministri turk

Eurodeputeti grek gris flamurin turk në PE, reagon ashpër ministri turk

Yuri Kim takim me prokurorët e SPAK: Mundësi të shkëlqyer për të …

Yuri Kim takim me prokurorët e SPAK: Mundësi të shkëlqyer për të …

Dëmet e tërmetit/ PD padi në SPAK për kryebashkiakë dhe ministra

Dëmet e tërmetit/ PD padi në SPAK për kryebashkiakë dhe ministra
















TE FUNDIT

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
2 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër goditje ajrore ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Detin e...

Lexo më shumë

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

Auto-Skicë
2 Nëntor, 2025

Pesë alpinistë gjermanë, mes tyre një vajzë 17-vjeçare dhe i ati, kanë humbur jetën pas një orteku në malet Dolomite...

Lexo më shumë

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
2 Nëntor, 2025

Organizata terroriste Hamas ende nuk i ka dorëzuar trupat e të gjitha pengjeve të vdekura. Sipas hetimeve mjeko-ligjore të ushtrisë...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
2 Nëntor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com