Televizioni më i madh në Greqi, MEGA, që nga dita e nesërme nuk do të transmetojë më edicion informativ për shkak të krizës ekonomike që e ka përfshirë.
Sipas mediave të shtetit fqinj, sot është dita e fundit e edicionit të lajmeve, pasi gazetarët dhe punonjësit e tjerë nuk do të paraqiten më në punë.
Shkak për mosparaqitjen e gazetarëve dhe stafit është bërë mospagesa e rrogës për 5 muaj për shkak të financave të këqija të aksionerëve që zotërojnë televizionin me shikueshmërinë më të madhe të audiencës.
Ish-drejtori i lajmeve dhe informacionit në televizionin MEGA, në një postim në Facebook ka shkruar se është “fundi i një epoke për kanalin e madh”.