Aktualitet

Dita e dytë e vaksinimit masiv, sa persona kanë marrë vaksinën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:05 - 29/03/21 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar në rrjetet sociale se ditën e sotme janë vaksinuar kundër koronavirusit mbi 20 mijë në të gjithë vendin.

Sipas ministres, në dy ditë të procesit të vaksinimit masivë, 20414 kanë marrë vaksinën kundër COVID-19.

Në total, që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në vendin tonë, janë kryer mbi 95 mijë vaksinime.

Ndërkohë, ditët e fundit është konstatur dhe ulje të shifrave të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën  6 persona nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 285 raste të reja me COVID nga 1893 teste të kryera./ Opiniopn.al

Pas