Krerët e shtetit morën pjesë në ceremoninë e Ditës së Dëshmorëve, duke nderuar dëshmorët e rënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ata janë përulur përpara monumentit simbol të “Nënës Shqipëri”, në varrezat e Dëshmorëve.
Në ceremoni morën pjesë presidenti i Republikës Bajram Begaj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ministra dhe deputetë. Me kurora me lule me vete, sot nderohen dëshmorët e rënë për çlirimin e Shqipërisë.