Life Style

Dita e Dëshmorëve/ Si e masakruan Zai Fundon që nuk quhet ende dëshmor


               Publikuar në : 10:37 - 05/05/20 |
Opi Nion

Zai Fundo masakrohet nga partizanët me të ardhur nga Ventotene, ku e kishin internuar fashistët si luftëtar kundër pushtimit.

Kur tha se kush ishte e se donte të luftonte për çlirim, e morën zvarrë dhe e vunë pas murit. E pushkatuan dhe urdhri, siç duket, duhej të kishte ardhur më parë nga lart. Nga shumë lart, ndoshta nga Beogradi a Moska. Nga Stalini a nga vetë Marksistet.

Zai Fundo, poet e me kulturë të gjerë, i bërë komunist në Francë, por liberal dhe kundër regjimit pervers të Stalinit (fjalët e tij), kujtohet dhe nga personaliteti italian Altiero Spineli, njëri nga ideatorët e Evropës së Bashkuar.

Në autobiografinë e tij “Si jam përpjekur të bëhem i ditur”, ai shkruan se “përkushtimi politik i Zai Fundos ishte përtej Shqipërisë dhe, kur Dimitrovi u arrestua pas djegies së Reichstag-ut, Fundoja ishte në Berlin si bashkëpunëtor i tij. Iku, se mos e arrestonin… dhe shkoi në Paris, pastaj në Moskë… Më vonë i shkëputi marrëdhëniet edhe me Internacionalen, teksa përndiqej prej saj…  nga Puglia u nis të luftonte për Shqipërinë…” (“Come ho tentato di diventare saggio”, – Ventotene 1939 – 1943, fq. 265-267). E kapin në Qafë të Kolesjanit, afër Gjakovës, dhe e masakrojnë. Ishte 45 vjeç. Por shumë më i ditur nga ç’do t’i lejohej një komunisti.

Përfytyrimi i një Ballkani bashkë, i një Evrope të Bashkuar është tjetër gjë nga një perandori komuniste./ Opinion.al

 

Pas