Sociale

Dita e Babait, Veliaj i bashkohet aktiviteteve: Prioriteti ynë janë fëmijët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:48 - 19/06/22 |
Opi Nion

Kryebashkiaku Veliaj iu është bashkuar sot aktiviteteve të organizuara në kryeqytet në Ditën e Babait, që me sa duket po kthehet në traditë edhe në Shqipëri.

“Dua t’u uroj të gjithë baballarëve të Tiranës dhe Shqipërisë, gëzuar festën! Kjo festë, për disa vite festohej vetëm në Amerikë, por me kalimin e kohës u përhap në të gjitha vendet e botës. Si baba i ri them se burrat mund të bëjnë çdo gjë që bën një grua. Të rrisësh një fëmijë është punë më vete, duhet kohë dhe përkushtim nga të gjithë anëtarët e familjes. Këtë e them edhe si dikush që është rritur pa babain dhe që gjithmonë e ka ndjerë nevojën për një figure që mund ta imitoja, të mësoja prej tij. Ndaj, besoj se sfida në një qytet të madh si Tirana, është të vendosim prioritet fëmijët, për të kaluar më shumë kohë me ta”, shtoi ai.

Aktivitetet u organizuan nga UNFPA dhe Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Kompanitë Pararojë për zbatimin e Politikave Miqësore për Familjen mbështetur nga zyra e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim.

Pas