Raundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës pritet të mbahet këtë të hënë.
Zyrtarët rusë dhe ukrainas po planifikojnë të takohen sërish sot, pas dy raundeve të bisedimeve të zhvilluara në kufirin me Bjellorusinë.
Bisedimet deri më tani nuk kanë siguruar një armëpushim të përhershëm apo tërheqje të Rusisë, megjithëse zyrtarët rusë kishin rënë dakord të respektonin armëpushimet e përkohshme për evakuuimin e civilëve.
Megjithatë, Ukraina thotë se Rusia nuk i ka respektuar armëpushimet e planifikuara deri më tani./Opinion.al