Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Distancohuni nga aktet e dhunës”, Policia e Shtetit publikon planin e masave për protestën e opozitës: Ja rrugët që do bllokohen!  

2024/10/06 at 1:33 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
“Distancohuni nga aktet e dhunës”, Policia e Shtetit publikon planin e masave për protestën e opozitës: Ja rrugët që do bllokohen!  

Kur na ndajnë pak më shumë se 24 orë nga protesta e thirrur nga opozita, Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. 

Në njoftimin e policisë thuhet se në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët: “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. 

Duke qenë se opozita ka paralajmëruar se protesta do të shtrihet në të gjitha rrugët e Tiranës, policia sqaron se në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit  të automjeteve dhe në këto akse rrugore: 

Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet; 

Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit; 

Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja; 

Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës; 

Kryqëzimi i Librit Universitar; 

Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”; 

Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”; 

Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”; 

Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit; 

Kryqëzimi i urës së Taiëanit; 

Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”; 

Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”; 

Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave; 

Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”; 

Kryqëzimi i pallatit me shigjeta. 

Po ashtu Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë  në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cënon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj  institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve. 

“Policia e Shtetit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave, është angazhuar plotësisht për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që do të zhvillohet më datë 07.10.2024, në orën 18:00, në qytetin e Tiranës. 

Njoftojmë qytetarët se më datë 07.10.2024, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët:”Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. 

Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe në këto akse rrugore: 

Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet; 
Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit; 
Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja; 
Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës; 
Kryqëzimi i Librit Universitar; 
Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”; 
Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”; 
Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”; 
Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit; 
Kryqëzimi i urës së Taiwanit; 
Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”; 
Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”; 
Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave; 
Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”; 
Kryqëzimi i pallatit me shigjeta. 

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim. 

Policia e Shtetit respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe për të marrë pjesë në tubime dhe i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, që të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. 

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cënon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve. 

Policia garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat në përmbushje të përgjegjësive institucionale, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për garantimin e sigurisë publike e rrugore, në të gjithë territorin e vendit”,-njofton policia. 

Ju sugjerojmë

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare

17 Janar, 2026 8:41 pm
Nga Trump është fatkeqësi për SHBA te Trump është bekim për Europën, qendrimet kontradiktore të Ramës
Kryesore

Rama: Ftesë personale e Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

17 Janar, 2026 8:34 pm
Dëmet nga përmbytjet, banesat dhe bizneset në Gjirokastër nisin regjistrimet
Aktualitet

Dëmet nga përmbytjet, banesat dhe bizneset në Gjirokastër nisin regjistrimet

17 Janar, 2026 5:23 pm
Berisha: Rama ka pushtuar parlamentin, po merr pushtetin e drejtësisë
Kryesore

Berisha: Rama ka pushtuar parlamentin, po merr pushtetin e drejtësisë

17 Janar, 2026 3:05 pm
Arratisja e Altin Ndocit, gjykata lë në qeli 3 nga punonjësit e burgut
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, gjykata lë në qeli 3 nga punonjësit e burgut

17 Janar, 2026 2:31 pm
Rama-kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim
Kryesore

Rama-kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim

17 Janar, 2026 12:57 pm
Rama kritika kryebashkiakëve: Rrini dhe prisni nga buxheti i shtetit
Kryesore

Rama kritika kryebashkiakëve: Rrini dhe prisni nga buxheti i shtetit

17 Janar, 2026 12:46 pm
Përmbytjet,Rama me kryebashkiakët:Flotë e dedikuar për pastrimin e kanaleve kulluese
Kryesore

Përmbytjet,Rama me kryebashkiakët:Flotë e dedikuar për pastrimin e kanaleve kulluese

17 Janar, 2026 12:31 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Tiranë, arrestohet 45-vjeçari me mbi 1 kg kokainë

17 Janar, 2026 11:19 am
Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, shkak niveli i ulët i…
Kryesore

Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem! Në fokus problematikat e bashkive

17 Janar, 2026 9:04 am
Para
Ndahet nga jeta legjenda e futbollit shqiptar 

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit shqiptar 

Teatri i ri Kombëtar/ Veliaj inspekton punimet: Skuadra jonë ndërton, opozita djeg e shkatërron 

Teatri i ri Kombëtar/ Veliaj inspekton punimet: Skuadra jonë ndërton, opozita djeg e shkatërron 

Aksident i rëndë në Kosovë, humbin jetën 3 persona. Makina me të cilën ata po udhëtonin ra në liqen 

Aksident i rëndë në Kosovë, humbin jetën 3 persona. Makina me të cilën ata po udhëtonin ra në liqen 

TE FUNDIT

“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump

“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump
17 Janar, 2026

Mijëra vetë demonstruan në Kopenhagë dhe Nuuk kundër planeve të Trumpit për të aneksuar Groenlandën. Në Danimarkë po qëndron edhe...

Lexo më shumë

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare
17 Janar, 2026

Lëvizja Shqipëria Bëhet ka zhvilluar protestën e radhës para Kryeministrisë, ku disa dhjetëra qytetarë i janë bashkuar tubimit. Gjatë fjalës...

Lexo më shumë

Rama: Ftesë personale e Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

Nga Trump është fatkeqësi për SHBA te Trump është bekim për Europën, qendrimet kontradiktore të Ramës
17 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se ka marrë një ftesë personale nga Presidenti amerikan Donald Trump, për të përfaqësuar Shqipërinë në...

Lexo më shumë

Ukrainës po i mbarojnë armët, Zelensky: Duam furnizime

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
17 Janar, 2026

Ukrainës po i mbarojnë armët. Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se furnizimet e mbrojtjes ajrore nuk janë të mjaftueshme dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com