Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Disfata e Zaevit largon Shkupin nga marrëveshja me Bullgarinë

2021/11/07 at 8:16 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Disfata e Zaevit largon Shkupin nga marrëveshja me Bullgarinë

Disfata e thellë e Lidhjes Social Demokrate (LSDM) në zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut dhe dorëheqja e kryeministrit, Zoran Zaev, kanë përkeqësuar pozicionin e këtij shteti në raport me Bullgarinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe heqjen e vetos për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.


Sofja, në nëntor të vitit të kaluar, ka bllokuar bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Brukselit me kërkesën për një marrëveshje me Shkupin për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin, gjuhën dhe të kaluarën historike, ndërsa së fundmi edhe me kërkesën për njohjen me kushtetutë të pakicës bullgare.

Bullgaria tani e një vit po përballet me krizë politike pasi edhe pas dy palë zgjedhjeve të parakohshme nuk arriti të zgjedhë një qeveri të qëndrueshme. Zgjedhjet e radhës, përfshirë edhe ato për presidentin, do të mbahen më 14 nëntor, kur pritet të ketë një ndryshim të skenës politike, bazuar në raportet që vijnë nga Sofja lidhur me popullaritetin e partive politike.

Buçkovski: Dhjetori, shansi i fundit për marrëveshje

Dhjetori është shansi i fundit për këtë vit për Maqedoninë e Veriut, që të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian, vlerëson Vllado Buçkovski, i dërguari special i Qeverisë për bisedime me Sofjen, duke shpresuar se në Bullgari mund të vijnë në pushtet partitë që kanë qëndrim më të matur në raport me kontestin.

Ai mendon se shpresë mund të ketë edhe nëse Zaevi mbetet në drejtimin e Qeverisë dhe nëse në vend nuk kthehen forcat të cilat, sipas tij, janë dëshmuar në të kaluarën për mungesë të gatishmërisë për kompromise.

“Nëse shpenzohet një politikan i tillë ballkanik me edukatë evropiane dhe nëse i japim hapësirë sërish rikthimit në rajon të nacionalizmave dhe përçarjeve dhe të mos shikojmë përpara, mendoj se do të kemi probleme më serioze sesa dorëheqja e Zaevit nga posti i kryeministri”, ka deklaruar Buçkovski.

Ai vlerëson se opozita duhet të ndihmojë në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë dhe pret që kreu i opozitës të reflektojë se mbyllja e këtij kontesti është në të mirën e vendit dhe të qytetarëve të tij që besojnë në një të ardhme evropiane.

Kacarska: Qeveria, në pozicion jo të favorshëm për bisedime

Por, Simonida Kacarska nga Qendra për Politika Evropiane, thotë se ndryshimet në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, tani e komplikojnë gjendjen, në veçanti nëse formohet një shumicë e re parlamentare, siç paralajmëron VMRO-DPMNE, që fitoi zgjedhjet lokale.

“Pozicioni i Qeverisë në raport me bisedimet me Bullgarinë tani do të jetë shumë më i ndërlikuar, në veçanti për shkak të Zaevit që është në largim e sipër e që ishte udhëheqës, si të themi, i një politike pozitive në raport me Bullgarinë. Ne shpresonim në zhvillime pozitive, në veçanti pas një sqarimi që bënë zyrtarët bullgarë, të cilët para disa muajve tërë kontestin e bazonin në çështjen e identitetit dhe të kaluarës historike ndërsa tani së fundmi vetëm në atë që ka të bëjë me të drejtat e pakicës bullgare, por çështja tani ndërlikohet me zhvillimet politike këtu te ne”, thotë Kacarska.

A po ndryshon politika bullgare ndaj Shkupit?

Derisa Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pritet të zyrtarizojë dorëheqjen e kryeministrit Zaev, në Bullgari po zhvillohet fushata zgjedhore. Pas 14 nëntorit, bullgarët pritet të kenë një president dhe një qeveri të re. Për një marrëveshje të mundshme mes Shkupit dhe Sofjes, që do të zhbllokonte integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, mbetet edhe pak kohë.

Ajo duhet të arrihet deri në mesin e dhjetorit kur mbahet mbledhja e Këshillit për Çështjet e Përgjithshme të BE-së.

Zyrtarët bullgarë, në vazhdimësi kanë shprehur qëndrime të ndryshme edhe pse në Parlament kanë miratuar një rezolutë për vijat e kuqe.

Presidenti Rumen Radev, i cili sipas sondazheve është favorit edhe për një mandat të ri, javën e kaluar priti përfaqësues të organizatave bullgare maqedonase ku paralajmëroi formulimin e një politike të re ndaj Maqedonisë së Veriut, respektivisht kërkesën që bullgarët të përfshihen në kushtetutën maqedonase, pa përmendur me këtë rast çështjet që kanë të bëjnë me identitetin dhe gjuhën.

Për dallim nga Radev, Ekaterina Zaharieva, ish-ministre e Punëve të Jashtme deri vitin e kaluar, duke shpjeguar pse vendosën veto, tha se duan që Shkupi të njohë të vërtetën historike, gjegjësisht rrënjët e gjuhës dhe kombit maqedonas dhe se ky vend nuk mund të anëtarësohet në BE nëse ende feston, siç e quajti ajo, diktatorin jugosllav Josip Broz Tito.

BE dhe SHBA kërkojnë zgjidhje të shpejtë

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian në vazhdimësi kanë inkurajuar dy palët për arritjen e shpejtë të një marrëveshjeje që do të zhbllokonte procesin e integrimit evropian, por në të njëjtën kohë kanë kërkuar që Shkupi të vazhdojë me zbatimin e reformave të lidhura me Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, në një mbledhje të Nënkomisionit për Evropën dhe Euroazinë, ka thënë se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden është e përkushtuar ndaj Ballkanit.

“Mesazhi më i fortë që BE-ja mund të japë tani është planifikimi i fillimit të negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në përpara fundit të këtij viti. Vonesat në këtë proces do të dëmtonin shpresat e brezave të ardhshëm dhe do të krijonin hapësirë për ndikimin keqdashës së vendeve si Rusia dhe Kina”, ka deklaruar Escobar./REL

Etiketa: Bullgariamaqedonia e veriutMarrvbeshjazaev


Ju sugjerojmë

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit
Kryesore

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit

17 Dhjetor, 2025 1:51 pm
Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave
Kryesore

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave

17 Dhjetor, 2025 1:03 pm
Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD
Kryesore

Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD

17 Dhjetor, 2025 1:01 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

“Zbulova miqtë e ditëve të vështira”, Veliaj mesazh nga burgu për ditëlindjen e tij

17 Dhjetor, 2025 12:39 pm
Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa
Kryesore

Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa

17 Dhjetor, 2025 12:03 pm
Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona

17 Dhjetor, 2025 11:42 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Dhunoi rëndë partneren shtatzënë, arrestohet në Serbi 24-vjeçari, pritet ekstradimi

17 Dhjetor, 2025 11:22 am
Vrau me armë kolegun, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin
Kronikë

Vrau me armë kolegun, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin

17 Dhjetor, 2025 10:44 am
Bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë – Janinë
Rajoni

Bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë – Janinë

17 Dhjetor, 2025 10:16 am
Spiropali takon ministrin grek të Mbrojtjes: Forcojmë bashkëpunim për sigurinë
Aktualitet

Spiropali takon ministrin grek të Mbrojtjes: Forcojmë bashkëpunim për sigurinë

17 Dhjetor, 2025 10:15 am
Para
Emri/ Mbi 100 kg drogë e sekuestruar në doganën e Goricës, arrestohet avokati

Emri/ Mbi 100 kg drogë e sekuestruar në doganën e Goricës, arrestohet avokati

Ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar

Ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar

Spitali belg: Nuk do iu japim përparësi të pavaksinuarve në terapitë intensive

Spitali belg: Nuk do iu japim përparësi të pavaksinuarve në terapitë intensive
















TE FUNDIT

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit
17 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi sot përjashtimin nga partia të ish-deputetit, Ervin Salianji pas takimit që ky i...

Lexo më shumë

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave
17 Dhjetor, 2025

Presidenca e Bashkimit Evropian, Këshilli i BE për Çështje të Përgjithshme, ka miratuar të martën konkluzionet sa i përket procesit të zgjerimit....

Lexo më shumë

Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD

Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD
17 Dhjetor, 2025

Deri më tani, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nuk ka vënë në dispozicion të gjitha materialet e ardhura nga SPAK...

Lexo më shumë

“Zbulova miqtë e ditëve të vështira”, Veliaj mesazh nga burgu për ditëlindjen e tij

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
17 Dhjetor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar përmes një mesazhi nga burgu, me rastin e ditëlindjes së tij, duke falënderuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com