Moti i keq që ka përfshirë vendin ka krijuar avaritë e para në shpërndarjen e energjisë elektrike. në disa zona të vendit ka mungesë të energjisë, përkatësisht:
Rajoni Tiranë: Pjesërisht Prezë, Mezez, pranë kopshtit Botanik dhe rrugës “Stavri Themeli”;
Rajoni Durrës: Halil, Luz, Fushë Krujë; Qerret, Germenj, Bago/Kavajë;
Rajoni Kukës: N.Bashk Mal Zi+Kolsh dhe Surroj/Kukes
OSHEE thotë se funksionojnë grupet e gadishmërisë për ndjekjen e punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e defekteve dhe marrjen e masave për likuidimin e avarive.
Grupet e gadishmerisë po punojne per riparimin sa më shpejtë të defekteve ne fiderat dhe linjat e mbetura.