Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Disa vende evropiane me masa të reja ndaj koronavirusit

2020/10/05 at 10:04 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Disa vende evropiane me masa të reja ndaj koronavirusit

Një pjesë e vendeve evropiane po marrin masa të reja kundër koronavirusit, ndërsa numri i të infektuarve po rritet.

Franca po shënon një rritje të shpejtë të rasteve të reja. Gjatë vikendit, ky vend shënoi 30.000 persona të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Autoritetet kanë ndërmarrë masa të reja në Paris. Aty, restorantet do të jenë në gjendje të qëndrojnë të hapura me protokolle të reja shëndetësore, orë të shkurtuara pune dhe do të regjistrojnë detajet e kontaktit të klientëve.

Puna nga shtëpia gjithashtu po inkurajohet fuqimisht. Pacientët me koronavirus përbëjnë më shumë se 30 përqind të shtretërve të kujdesit intensiv.

Zhvillimet në Paris janë domethënëse sepse qytete të tjerë të mëdhenj francezë, duke përfshirë Lille, Lyon, Grenoble dhe Toulouse gjithashtu po kalojnë pranë pragut maksimal të alarmit.

Në të gjithë botën, vendet që dikur e kishin vënë nën kontroll përhapjen e virusit me bllokime dhe protokolle shëndetësore, tani po përballen me një ringjallje shqetësuese, derisa ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë një vjeshtë dhe dimër të vështirë përpara.

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur kufizime në tubimet e njerëzve dhe pothuajse një e treta e popullsisë prej 66 milionë banorësh të vendit është nën masa më të forta lokale të izolimit.

Spanja ka vendosur Madridin dhe rajonin përreth tij – një zonë me më shumë se 6 milionë njerëz – në bllokim të pjesshëm.

Mes një rritjeje të rasteve, qeveria çeke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke filluar nga 5 tetori me masa të reja kufizuese.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, mesatarisht 303.3 njerëz në 100,000 banorë ishin infektuar me virus në Republikën Çeke, në 14 ditët e fundit.

Autoritetet shëndetësore të Irlandës i rekomanduan qeverisë që vendi të zbatojë një bllokim të dytë mbarëkombëtar për katër javë.

Gjermania mbajti shkallën e infeksionit dhe vdekjeve nga COVID-19 në nivele më të ulëta krahasuar me vendet e tjera evropiane gjatë valës së parë në pranverë. Por, numri i të infektuarve po rritet përsëri dhe autoritetet po shqyrtojnë kufizime të mëtejshme./ REL

Ju sugjerojmë

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i Përgjithshëm
Aktualitet

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i Përgjithshëm

6 Shkurt, 2026 11:14 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Parandalohet atentati në Konispol, shoferi pikas tritolin në sendiljen e makinës

6 Shkurt, 2026 10:51 am
Trump hap faqe interneti për shitjen direkte të barnave, ja çfarë synohet
Bota

Trump hap faqe interneti për shitjen direkte të barnave, ja çfarë synohet

6 Shkurt, 2026 10:27 am
Zbulohen projektet e Epstein për studime gjenetike dhe rritjen e jetëgjatësisë
Bota

Zbulohen projektet e Epstein për studime gjenetike dhe rritjen e jetëgjatësisë

6 Shkurt, 2026 10:24 am
Atentat në Moskë ndaj gjeneralit rus
Bota

Atentat në Moskë ndaj gjeneralit rus

6 Shkurt, 2026 10:20 am
Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar
Kronikë

Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar

6 Shkurt, 2026 8:57 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

6 Shkurt, 2026 8:55 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

6 Shkurt, 2026 8:54 am
“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
Sport

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

5 Shkurt, 2026 10:36 pm
Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
-U tha në Opinion

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

5 Shkurt, 2026 10:01 pm
Para
Gjykata lë në burg tre kushërinjtë që kërcënuan dy policët në Fushë-Krujë

Arrestohen 6 persona në Fier, për çfarë akuzohen

Kodi Zgjedhor/ Revoltohet Kujtim Gjuzi: Nuk morët parasysh propozimet tona

Kodi Zgjedhor/ Revoltohet Kujtim Gjuzi: Nuk morët parasysh propozimet tona

Zani Çaushi kërkon sërish lirinë

Zani Çaushi kërkon sërish lirinë

TE FUNDIT

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i Përgjithshëm

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i Përgjithshëm
6 Shkurt, 2026

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i Përgjithshëm. Sula nuk u bë pjesë e listave të Partisë...

Lexo më shumë

Parandalohet atentati në Konispol, shoferi pikas tritolin në sendiljen e makinës

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
6 Shkurt, 2026

Një atentat me lëndë eksplozive është parandaluar mbrëmjen e djeshme në fshatin Vrinë, në Konispol. 57-vjeçari Mirash Gjikola ka njoftuar policinë e Sarandës...

Lexo më shumë

Trump hap faqe interneti për shitjen direkte të barnave, ja çfarë synohet

Trump hap faqe interneti për shitjen direkte të barnave, ja çfarë synohet
6 Shkurt, 2026

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, lançoi faqen e internetit të shitjes së barnave direkt te konsumatori, TrumpRx.org, si pjesë e...

Lexo më shumë

Zbulohen projektet e Epstein për studime gjenetike dhe rritjen e jetëgjatësisë

Zbulohen projektet e Epstein për studime gjenetike dhe rritjen e jetëgjatësisë
6 Shkurt, 2026

Dokumente të reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA hedhin dritë mbi interesin e financierit të diskredituar Jeffrey...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com