Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Disa turpe të mitingut të Peshkopisë

2016/09/09 at 5:48 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Do të jenë bashkë Meta & Rama, në Dibër dhe Kavajë?

Unë nuk e di se kush është më mirë për Peshkopinë, Sherefedini apo Muharremi.


Dimë që Shukriu i Rilindjes, doli nga skena si Rilindje socialiste seksuale e dështuar!

Por si i detyruar të shoh çfarëdolloj teatri dhe çfarëdolloj premiere që jep politika, si gazetar që jam, pashë edhe komedinë e mitingut socialist të Peshkopisë.

Termi “komedi” është fjalë me peshë, ne teorinë e dramës, sepse komedia është pamvarsisht të qeshurës, një mrekulli e mençur, kur është e arrirë.

Në të vërtetë në mitingun e Peshkëpajës, ndoqëm një estradë nga ato premiera që dikur bënte Estrada e Ushtarit, në kohën e baballarëve.

Por të paktën 3 turpe mbetën të paharrueshme nga ky miting, që s’dihet se çdo prodhojë më 11 shtator, sepse 11 shtatori i Peshkopisë, do të luhet me përplasje bandash në terren dhe mitingu ishte dhe do mbetet një alibi politike.

Por le të kthehemi te pjesa e dukshme e ajsbergut dhe te tre turpet e dukshme:

Turpin e parë e nënvizuan disa folës që më shumë se për Peshkopinë, për hallin apo hallet e saja, folën për kryeministrin në mënyrë pështirsisht servile. Të mendosh që janë të pasur dhe milionerë dhe kanë gjithësesi nevojë për tu lëpirë dhe jargavitur në publik për pushtetin, në atë farë feje. Ata qofshin! Me gjithë milionat e tyre që nuk vlejnë asnjë grosh dinjiteti.

Turpi i dytë, lidhej mungesën e kurajos për të thënë një gjë konkrete për Rrugën e Arbërit, që do të ishte zgjidhja e izolimit shumëvjeçar të krahinës së Dibrës. Do të mjaftonte vetëm një pjesë e koncesioneve 400 milion eurshe, të dhëna për shëndetësinë edhe më të sëmurë shqiptare, që kjo rrugë të hapte rrugën e zhvillimit të Dibrës.

Do të mjaftonte veçse një pjesë nga evazioni kolosal i Bankers Petroleum, që ka rrjedhur xhepave të pushtetit që kjo rrugë të bëhej.

Do të mjaftonte një pjesë e vogël e gropës 500 milion dollarëshe të Armos dhe të paaftësisë apo diç tjetër të Gjiknurit, që Dibra të bëhej një land zviceran.

Guximi për të patur koordinator vetë Damianin e këtyre dështimeve, është një turp më vete.

Turpi i tretë, lidhet me atë që kryeministri broçkulliti në fjalimin e vet të shpërqëndruar. Kur i kërcënoi në fund dibranët, se po të zgjidhnin dikë tjetër përveç Muharremit të partisë, vështirë do ta kishte Dibra për financime dhe projekte.

Turpin, që nuk kërkoi falje për Shukriun socialist të rilindjes seksuale me goca të reja dhe hallexhesha, për një vend pune.

Turpin, që përtoi të vishte diçka për të qenë për të nderuar fatkeqët dibranë, që mbushnin sheshin.

Turpin, që lejoi të thuheshin për të, ato lavde pështirane, të porosituar dhe të klithura fort nga tenderaxhinjtë e partisë.

Një paradhomë e frikshme kjo, për atë që kryeministri na fton të shohim nesër me shprehjen se: S’kemi parë gjë akoma!/360grade.al

 

Etiketa: Artur Zheji


Ju sugjerojmë

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

28 Tetor, 2025 7:54 am
Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
-U tha në Opinion

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

27 Tetor, 2025 10:43 pm
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Politikë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

27 Tetor, 2025 10:11 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

27 Tetor, 2025 10:05 pm
Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
Aktualitet

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

27 Tetor, 2025 9:13 pm
Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve
Kryesore

Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve

27 Tetor, 2025 8:19 pm
A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend
Aktualitet

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

27 Tetor, 2025 7:22 pm
Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26
Aktualitet

Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26

27 Tetor, 2025 7:17 pm
“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend
Aktualitet

“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend

27 Tetor, 2025 6:46 pm
“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…
Aktualitet

“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…

27 Tetor, 2025 6:08 pm
Para
Rritet kontrabanda e arit në Kosovë, brenda vitit zhdoganohen vetëm 2 kg

Rritet kontrabanda e arit në Kosovë, brenda vitit zhdoganohen vetëm 2 kg

LISTA/ Ja të gjitha ndeshjet që Skënderbeu trukoi, sipas UEFA-s

LISTA/ Ja të gjitha ndeshjet që Skënderbeu trukoi, sipas UEFA-s

iPhone 7, rezistent por jo i mbrojtur ndaj ujit

iPhone 7, rezistent por jo i mbrojtur ndaj ujit
















TE FUNDIT

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
28 Tetor, 2025

Dashi Partneri do ju tregoje sot se është një kënaqësi e madhe t’iu kesh pranë ju. Nuk do mungojnë surprizat...

Lexo më shumë

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
27 Tetor, 2025

“Çfarë tha Dumani për hetimin e politikanëve” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion” duke iu referuar raportimeve të...

Lexo më shumë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
27 Tetor, 2025

Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të...

Lexo më shumë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
27 Tetor, 2025

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Krujë-Fushë Krujë. Mësohet se rreth orës 21:00, shtetasi T. S., 20...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com