Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Disa të vrarë në një sallë të Dëshmitarëve të Jehovait në Gjermani

2023/03/10 at 8:19 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Disa të vrarë në një sallë të Dëshmitarëve të Jehovait në Gjermani

Disa persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri brenda një objekti të përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait në qytetin verior gjerman të Hamburgut të enjten në mbrëmje.

Policia nuk konfirmoi raportet e mediave gjermane, të cilat raportuan për gjashtë ose shtatë të vdekur.

“Ne e dimë vetëm që disa njerëz kanë vdekur; disa njerëz janë plagosur, dhe ata u dërguan në spitale”, tha zëdhënësi i policisë Holger Vehren të qytetit të dytë më të madh të Gjermanisë.

Ai tha se nuk kishte informacione për shkallën e lëndimeve që kanë pësuar plagosurit. Në një përditësim në Twitter në orët e para të së Premtes, policia e Hamburgut tha se besonte se ishte vetëm një sulmues.

Ata bënë të ditur se pasi oficerët arritën dhe gjetën njerëz me plagë të dukshme me armë zjarri në katin e parë, ata dëgjuan një të shtënë në katin e sipërm dhe gjetën një person të plagosur rëndë aty, për të cilin dyshohet se mund të ketë qenë sulmuesi.

Vehren tha se nuk ka asnjë indikacion që sulmuesi të jetë në arrati, dhe se besohet se ai ishte në ndërtesë, ose në mesin e të vdekurve. Policia tha se nuk kishin informacion të menjëhershëm dhe se ngjarja “është ende plotësisht e paqartë”.

Punonjësit e urgjencës dhe policia në vendngjarje, pas të shtënave vdekjeprurëse në Hamburg, Gjermani, 9 mars 2023 .
Punonjësit e urgjencës dhe policia në vendngjarje, pas të shtënave vdekjeprurëse në Hamburg, Gjermani, 9 mars 2023 . “Hetimi për motivin e krimit po vazhdon”, tha policia.

Zyrtarët e sigurisë së Hamburgut thanë se do të ketë një konferencë shtypi të premten pasdite për të diskutuar detajet. Zëdhënësi tha se policia u njoftua për të shtënat rreth orës 21:15 të enjten, dhe kanë dalë me shpejtësi në vendngjarje.

Kryetari i Bashkisë së Hamburgut, Peter Tschentscher, shkroi në Twitter se lajmi ishte “tronditës” dhe shprehi ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave.

Dëshmitarët e Jehovait janë pjesë e një kishe ndërkombëtare, e themeluar në Shtetet e Bashkuara në shekullin e 19-të dhe me seli në Uaruik të Nju Jorkut. Kisha pretendon se ka një anëtarësim prej rreth 8.7 milionë besimtarëve në mbarë botën, me rreth 170,000 në Gjermani.

Anëtarët janë të njohur për përpjekjet e tyre për të shpërndarë besimin e tyre përmes trokitjeve në dyer dhe shpërndarjes së literaturës në sheshet publike.

Praktikat e veçanta të këtij besimi përfshijnë refuzimin për të mbajtur armë, për të marrë transfuzion gjaku, për t’iu përulur flamujve kombëtarë ose për të marrë pjesë në qeverisjet laike./REL

Etiketa: gjermanisallë të Dëshmitarëve të Jehovaitte vrare

Ju sugjerojmë

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën
Rajoni

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

14 Maj, 2025 4:47 pm
“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert
Aktualitet

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert

14 Maj, 2025 4:36 pm
Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real
Aktualitet

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real

14 Maj, 2025 4:13 pm
Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028
Rajoni

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028

14 Maj, 2025 3:59 pm
“Do t’ju mbështesim në çdo hap”, Xhaçka përgëzon Kosovën: E ardhmja në BE
Aktualitet

Apeli shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë, nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçkën

14 Maj, 2025 3:44 pm
Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese
Aktualitet

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese

14 Maj, 2025 3:29 pm
Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër
Aktualitet

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër

14 Maj, 2025 3:12 pm
Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit
Aktualitet

Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit

14 Maj, 2025 3:03 pm
Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!
Aktualitet

Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!

14 Maj, 2025 2:59 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

Urimet e liderëve për Ramën/ Berisha: Ndodhi dhe në 2001, kemi aq shumë fakte sa…

14 Maj, 2025 2:51 pm
Para
Plane për fundjavën? Zonat ku pritet të ketë reshje shiu

Rrebeshe shiu dhe stuhi ere, parashikimi i motit për sot

Tritol në banesën në Kurbin, detaje nga policia

Tritol në banesën në Kurbin, detaje nga policia

Makina ra nga mbikalimi, video kur 20-vjeçari drejtues i “Audit” ecën me 270 km/h

Makina ra nga mbikalimi, video kur 20-vjeçari drejtues i "Audit" ecën me 270 km/h

TE FUNDIT

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën
14 Maj, 2025

Këshilli Danez për Refugjatët (DRC) - një organizatë e madhe humanitare - njoftoi të mërkurën se do t’i mbyllë programet...

Lexo më shumë

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka folur për rrjetin ndërkombëtar të televizionit polak, TVP World lidhur me procesin e zgjedhjeve parlamentare të...

Lexo më shumë

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real
14 Maj, 2025

Pas Macron, Von der Leyen dhe Orban, edhe komisionerja për zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka uruar kryeministrin e Shqipërisë,...

Lexo më shumë

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Podgoricë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është investim strategjik...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com