Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Disa të vërteta pushimesh, kur nuk i bën për vete por për të tjerët

2018/08/09 at 12:25 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Dy llojet e tifozëve Shqiptarë, pse?

Nga Drini Zeqo


Thellë thellë nuk është se në Shqipëri ka një koncept të qartë për pushimet. Ato më shumë shihen si një domosdoshmëri për të kaluar ato 15 ditët e pushimit “duke mos qëndruar në shtëpi”. Pikërisht këtu fillon edhe loja e padrejtë me vehten dhe me të tjerët. Janë në minorancë njerëzit që kuptojnë raportin mes të ardhurave që kanë dhe shpenzimeve që mund të bëjmë për turizëm. Thënë kjo shumë njerëz priren të bëjnë shpenzime për pushimet që nuk ua lejon xhepi dhe rrjedhimisht futen në një fazë “stresi” më shumë se pushimesh. Po aq të shumtë janë ata që pushimet këtë vit, sikurse çdo vit i kanë lidhur me faturat e kripura që qarkullojnë në internet apo me kushtet që në Shqiperi vijojnë të jenë në proporcion të zhdrejtë me atë që paguan.

E parë në këtë këndvështrim do analizoja disa pika.

Po e nis me faktin se ne nuk pushojmë vërtet për t’u relaksuar nga një vit i gjatë plot me punë dhe ngarkesë. Fakt është se një pjesë e vogël mund t’i lejojë pushime vetes më shumë se dy herë në vit. Përjashto këtu ndonjë udhëtim që del i paparishikuar apo për shkaqe pune. Kur zgjedh të pushosh ose je një turist besnik që zakonisht bën një lloj turizmi pra atë bregdetar ose malor. Ose je rasti kur do çdo vit të eksplorosh një vend të ri dhe këtë e lidh më shumë me historinë dhe kulturën e udhëtimeve.

Nga eksperienca personale si një turist prej nga gati 20 vjetësh, dhe kjo me paratë që fitoj vete dhe jo nga të ardhura të tjera siç mund të jetë familja apo burime të tjera shoh shumë njerëz që ndihen si në hall në vendet ku kanë shkuar të pushojnë. Ata vetëm ankohen, mërziten që ditët e para të pushimeve, gjejnë probleme kudo dhe janë të prirur t’a mbyllin sa më shpejt këtë cikël duke postuar disa foto në instagram apo facebook.

Unë mendoj se rrjetet sociale dhe shoqëria konsumiste kanë patur një ndikim shumë negativ. Kjo sepse njerëzit kanë hyrë në një garë “fake” se kush bën pushimet më të bukura dhe se kush ngjan më i relaksuar në rrjetet sociale. Pa pritur të analizojmë se si dikush është gjendur në një lokacion pushimesh, janë të shumtë ata që thonë: “pse nuk ikim edhe ne aty”. Duke mos kuptuar ose duke mos dashur të pranojnë se jo të gjithë janë njësoj në raport me pushimet që bëjnë për shkak kryesisht të të ardhurave që kanë.

Por po aq në anën tjetër kam takuar dhe takoj njerëz që me shumë kujdes zgjedhin të pushojnë këtu ose jashtë vendit duke bërë ato pak llogari që ju lejon buxheti i tyre. Ky grup i dytë është më fisnik në raport me veten dhe të tjerët. Janë disi më të tërhequr dhe me të vërtetë për mundësitë që kanë. Ankohen më pak dhe pushojnë më shumë.

Shqipëria ka shumë probleme që lidhen me turizmin por mendoj se ne si popull nuk po tregohemi shumë bashkëpunëtorë për të zgjidhur atë që është ngërçi më i madh. Raportin mes shpenzimeve që bëjmë si turist dhe cilësisë që marrim në këmbim. Sepse unë mendoj që në nuk pushojmë për veten tonë, por për të krijuar një status që nuk e kemi dhe që tentojmë t’a marrim me çdo kusht.

Etiketa: drini zeqo


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Greqi, publikohet lista viktimave të zjarrit të 24 korrikut

Greqi, publikohet lista viktimave të zjarrit të 24 korrikut

Nuk kanë të ndalur tërmetet, sërish lëkundje toke në orët e para të mëngjesit

Çfarë po ndodh, 930 tërmete për një muaj në Shqipëri

Goditen shefin e policisë në Elbasan, pranga dy vëllezërve

Goditen shefin e policisë në Elbasan, pranga dy vëllezërve
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com